Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Po ikin kollozët

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Po ikin kollozët

Nga: Artur Ajazi

Po ikin një e nga një, kollozët e artit skenik, po ikin, ata që ngritën nga themelet dhe zhvilluan në Shqipëri, teatrin, filmin, kinemanë, regjisurën, skenografinë, muzikën…

Po ikin një e nga aktorët tanë të dashur, artistët me të cilët jemi rritur, jemi formuar, jemi shkolluar, dhe kemi marrë prej tyre veç mesazhe drite dhe jete. Po ikin një e nga një, ata që na dhanë dashuri dhe leksione të njerëzishme, përmes lojës dhe aktrimit të tyre. Po ikin, ata që lanë pas gjurmë të pashlyeshme që lanë pas një pasuri të paçmuar për ne, dhe brezat që do të vijnë. Ata do të mbeten përjetësisht, në panteonin e pavdeksisë, do të jenë burim vlerash njerësore dhe artistike, për studentët e ardhshëm të rrugës skenike.

Edhe i madhi Rikard Ljarja, ishte dhe do të mbetet një prej tyre, ishte dhe do të mbetet kollozi i skenës, teatrit dhe filmit, artisti me të cilin u rritëm, njeriu i dhjetra e dhjetra roleve dhe personazheve, që përjetësuan emrin e tij në thesarin e artistëve të Shqipërisë. Iku ashtu pa zhurmë, nga banesa e tij modeste, njeriu i thjeshtë, miku i mirë dhe artisti i pavdeksisë.

Iku shkodrani, që qytetarinë dhe kulturën e kishte trashëgiminë e familjes. Vinte nga një familje e vjetër shkodrane, me një baba të shkolluar jashtë, që zgjodhi, jo të shijonte emancipimin vjenez, por realitetin e trishtë të Shqipërisë, të atyre viteve.

Gjurmët që do të linte babai i tij Karl Ljarja në Normalen e Elbasanit si profesor (vitet 1928-1929) dhe pastaj si nëndrejtor i saj, si dhe për pak vite në arsimin e Gjirokastrës, do ti trashëgonte Rikardi vite më vonë në fushën e artit skenik, duke e nisur nga Shkodra.

Rikardi, u bë pjesë e artit, qysh kur ishte me “pantallona të shkurtra”, qysh fëmijë, kur nisi të mësonte veglat muzikore, duke u rritur si një aktor profesionis, dhe artist i ardhshëm. Ai ishte dhe mbeti deri në fund i thjeshtë, ndaj dhe ishte kolloz i pavdekshëm i artit skenik.

Po na ikin artistët, gurët e çmuar të gjerdanit kulturor të këtij vendi, një e nga një ata po largohen nga kjo jetë, për t’ju bashkuar pavdeksisë, duke lënë pas emrin, veprën, mesazhet dhe jehonën e tyre.

Mes lotësh, ata përcillen jo vetëm nga kolegët e plakur, me të cilët kaluan dekada në sheshe xhirimi, por edhe nga qindra e mijëra shqiptarë, që edhe pse në kushte të tilla, ndajnë me familjarët dhimbjen kur marrin lajmin e kobshëm. Rikardi i madh i filmit, e ka siguruar pavdeksinë me veprën e tij, ndaj na mbetet t’i themi, lamtumirë…

Tags: Artur Ajazifilmikinemakollozët e artit skenikrikard ljarjaTeatri

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
OBSH jep alarmin: 2-3% e të infektuarve kanë krijuar antitrupa

OBSH jep alarmin: 2-3% e të infektuarve kanë krijuar antitrupa

Euro humbet pikë, Paundi dhe Dollari nuk luhaten

Euro humbet pikë, Paundi dhe Dollari nuk luhaten

Maqedoninë e Veriut/ Shkon në 55 numri i viktimave nga koronavirusi

Maqedoninë e Veriut/ Shkon në 55 numri i viktimave nga koronavirusi







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, kamioni përplaset me makinën, 4 të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, kamioni përplaset me makinën, 4 të plagosur

by mirseda
15:53 | 07/03/2026
0

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, automjeti kamion,...

Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina përfundon në kanal

Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina përfundon në kanal

15:48 | 07/03/2026
Aksidenti në Shënkoll-Rrilë, arrestohet shoferja 35-vjeçare

Aksidenti në Shënkoll-Rrilë, arrestohet shoferja 35-vjeçare

15:47 | 07/03/2026
Kryeministri Rama inspekton devijimin provizor në aksin Librazhd – Prrenjas

Kryeministri Rama inspekton devijimin provizor në aksin Librazhd – Prrenjas

15:40 | 07/03/2026
Mediu: Proces politik, nuk gjykohem për Gërdecin

Mediu: Proces politik, nuk gjykohem për Gërdecin

15:38 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com