Janë publikuar sot oraret dhe vendet nga ku do të kryhen fluturimet, për riatdhesimin e shtetasve shqiptarëve në ditët në vijim.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, sot do të zhvillohen 4 fluturime, përkatësisht: Tiranë-Bari/ Bari-Tiranë, Tiranë-Romë/ Romë-Tiranë.
Ndërsa ditën e nesërme do të kryhen fluturimet Tiranë-Frankfurt/ Frankfurt-Tiranë. Më pas, më 22 prill do të jetë fluturimi Tiranë-Londër/ Londër-Tiranë, ndërsa në datën 23 prill do të jetë fluturimi Tiranë-Paris/ Paris-Tiranë.
Kujtojmë se deri më tani, janë bërë riatdhesimet vetëm nga Stambolli, Roma dhe Milano. Personat e riatdhesuar, pas kontrolleve mjekësore në aeroportin e Rinasit, janë drejtuar për në Durrës në hotelet e përzgjedhura për karantinë ku do të qëndrojnë aty për 14 ditë.