Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Gladio, kush ishte ushtria sekrete e NATO-s gjatë Luftës së Ftohtë

5 vjet ago
in Të Gjitha, TT, W-Instant
Gladio, kush ishte ushtria sekrete e NATO-s gjatë Luftës së Ftohtë

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, NATO, u themelua 71 vjet më parë më 4 prill 1949 si një kundërpeshë ndaj ushtrive sovjetike të stacionuara në Europën Qendrore dhe Lindore, pas Luftës së Dytë Botërore. Aleanca, ishte garancia që pati Evropa Perëndimore gjatë gjithë Luftës së Ftohtë.

Në përgjithësi, dhe sidomos pas ngritjes së Murit të Berlinit, qytetarët në bllokun demokratik perëndimor, mendonin se 2 superfuqitë e mëdha, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik, ishin dakordësuar më në fund mbi ndarjen e zonave të tyre të ndikimit.

Por ajo që ata nuk dinin dhe që e morën vesh pas viteve 1990, ishin planet sekrete të NATO-s në rastin e një sulmi të beftë ndaj Perëndimit nga ushtritë e Paktit të Varshavës, të drejtuara nga Ushtria e Kuqe sovjetike. Ky plan njihej si Operacioni “Gladio”, dhe NATO do të operonte kryesisht në mënyrë sekrete me koordinimin e ngushtë të CIA-s amerikane.

“Gladio”, parashikonte krijimin e organizatave paraushtarake “që do të qëndronin në prapavijë”, me qëllimin zyrtar kundërshtimin e një pushtimi të mundshëm sovjetik përmes sabotimit, dhe një lufte guerile pas linjave të armikut.

Rrjeti klandestin shtrihej në të gjitha vendet aleate Belgjikë, Danimarkë, Francë, Gjermani, Greqi, Itali, Luksemburg, Holandë, Norvegji, Portugali, Spanjë dhe Turqi, si dhe vendet neutrale si Austria, Finlanda, Suedia dhe Zvicra.

Ekzistenca e këtyre njësive klandestine të NATO-s, mbeti një sekret i mbrojtur deri në vitin 1990, kur u zbulua dega e parë e rrjetit ndërkombëtar në Itali. Ai ishte i koduar me emrin “Gladio”, nga fjala latine me të njëjtin emër që emërtonte një lloj shpate të shkurtër.

Për shkak të kritikave të ashpra publike, Roma premtoi ta shpërbënte ushtrinë sekrete. Italia këmbënguli se njësi identike të ngjashme kishin ekzistuar edhe në të gjitha vendet e tjera të Evropës Perëndimore. Dhe në fakt investigimet e mëvonshme zbuluan se në Belgjikë, njësia sekrete e NATO-s njihej si “SDRA8”, në Danimarkë “Absalon”, në Gjermani “TD BDJ”, në Greqi “LOK”, në Turqi ”Elzel Harp Dairesi”, në Francë “Plan Bleu” etj.

Pas këtij zbulimi parlamenti i Bashkimit Evropian, miratoi një rezolutë që e kritikonte ashpër këtë plan sekret. Por vetëm Italia, Belgjika dhe Zvicra kryen hetime parlamentare, ndërsa administrata amerikane  presidentit Xhorxh H.W.Bush refuzoi të komentojë.

Por dyshohet se këto njësi sekrete të NATO-s, nuk u krijuan vetëm për t’i rezistuar një pushtimi të mundshëm sovjetik. Kryeministri demokristian italian, Xhulio Andreoti, pranoi publikisht ekzistencën e “Gladios” më 24 tetor 1990. Ai i dha komisionit hetimor parlamentar një listë me 622 anëtarë të kësaj njësie sekrete.

Por Andreoti theksoi se “Gladio” nuk kishte gisht në asnjë prej sulmeve më bombë të ndodhura në Itali në vitet 1960-1980, sikurse edhe akuzohej. Kritikët thoshin se sulme të tilla orkestroheshin qëllimisht, që shteti të shtonte represionin mbi qytetarët, dhe sidomos mbi partitë e majta dhe mbështetësit e tyre.

Gjithsesi, kryeministri i atëhershëm italian e pranoi se këto njësi sekrete nuk hynë “nën mbikëqyrjen e gjerë të NATO-s deri në vitin 1959”. Në librin e tij të vitit 2005 “Ushtritë sekrete të NATO-s:Operacioni Gladio, dhe terrorizmi në Evropën Perëndimore”, historiani zviceran Daniel Ganser, akuzoi Gladio-n se po përpiqej të ndikonte politikat përmes “kauzave të rreme” dhe një “strategjie tensioni”.

Ganser pretendon se në raste të ndryshme, këto njësi u lidhën me terrorizmin e krahut të djathtë dhe disa përpjekje për grusht shteti. Në libër, Ganser shprehet se njësitë e Gladio-s bashkëpunuan ngushtë me NATO-n dhe CIA, dhe se Gladio në Itali ishte përgjegjës për sulme terroriste kundër popullatës së vet civile.

Por nga studiues të tjerë, pretendime të tilla janë cilësuar si teori konspirative të pabazuara në fakte. Në një reagim të tijin zyrtar, Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi në vitin 2006, se Ganser ishte bazuar në një fushatë dezinformuese të zhvilluar nga KGB-ja sovjetike gjatë Luftës së Ftohtë.

DASH konfirmoi se këto ushtri sekrete, synonin të organizonin rezistencën në prapavijë në rastin e një pushtimi sovjetik, dhe se në anjë rast nuk kanë pasur lidhje me akte terroriste në asnjë shtet të Evropës. Ndërkohë në Francë, ish-kreu i njësisë sekrete, admirali Pierr Lakost, pohoi në një intervistë të vitit 1992, se elementë të caktuar të rrjetit, ishin përfshirë në aktivitete terroriste kundër presidentit Sharls De Gol dhe politikës së tij mbi Algjerinë.

Ne Gjermani, dokumentet e deklasifikuara të CIA-s në vitin 2006, zbuluan se rrjeti sekret përfshinte të paktën 2 ish-anëtarë të nazistë SS, Hajnrih Hofman dhe Hans Rues. Në Greqi, LOK u themelua nga CIA që në vitin 1952. Përveç përgatitjes për një pushtim sovjetik, CIA udhëzoi LOK se si të parandalojë një grusht shteti nga e majta.

Sipas historianit Daniel Ganser, LOK ishte përfshirë në grushtin e shtetit të disa ushtarakëve më 21 prill 1967, pak para zgjedhjeve parlanmentare, për të cilat sondazhet parashikonin një fitore të thellë të së majtës së drejtuar nga Andreas Papandreu.

TIRANA TODAY

Tags: gladioNATOOrganizata e Traktatit të Atlantikut Verior

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
I riu kapet me 16 mijë euro në Rinas, ja çfarë thotë policia (FOTO)

Mbante lokalin hapur edhe pa licencë, e pëson e reja në Durrës

COVID-19/ Deklarata e fortë e George Soros për Bashkimin Europian

COVID-19/ Deklarata e fortë e George Soros për Bashkimin Europian

Trafikuan lëndë narkotike drejt Greqisë, SPAK mbyll hetimet për 6 të pandehur

Trafikuan lëndë narkotike drejt Greqisë, SPAK mbyll hetimet për 6 të pandehur







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com