Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Meta: Kur bien institucionet, ngrihet populli! Ju e ndalni ‘grushtin e shtetit’

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, W-Instant
Meta: Kur bien institucionet, ngrihet populli! Ju e ndalni ‘grushtin e shtetit’

“Zëri i popullit, zëri i Zotit”. Me këtë thirrje nisi fjalimin Kreu i Shtetit Ilir Meta, ndërsa kërkoi nga ato që i cilëson si organizatat mafioze, të dëgjojnë thirrjen se kur institucionet bien, ngrihet populli.

“Ta dëgjojë mirë puçistët dhe organizatat mafioze që kërkojnë të rrëzojnë sovranitetin dhe kushtetutën tuaj. Ndaj ju kam ftuar, jo si Ilir Meta, por si presidenti juaj për të dëgjuar zërin tuaj”, tha ndër të tjera Meta.

“S’ulemi para askujt veç para Kushtetutës. Votuam sovranitetin që i përket vetëm popullit. Ndaj ju kam ftuar jo si Ilir Meta por si presidenti juaj, si i vetmi institucion legjimit që ka mbetur për të dëgjuar zërin tuaj, sepse kur institucionet bien, ngrihet populli, dhe populli nuk futet në xhep si paratë e oligarkëve.

Jeni këtu sepse Shqipëria e sotme është ndarë në dy botë antagoniste, në botën kuqezi dhe në grupin e vogël meskin e puçist të oligarkëve, që si shushunja pinë çdo ditë gjakun e popullit tonë”.

“Unë si president i kam rrëzuar publikisht këto dekrete, pa dekrete për konçesion, që i kanë vetëm një qëllim, grabitjen e Shqipërisë. Ata tani kërkojnë edhe rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që oligarkët të fitojnë sa më shumë dhe krimet e tyre Kushtetuese të mbeten të pandëshkuara.

Jemi këtu sepse asnjë nga ne nuk mund t’i qëndrojë anash grushtit të shtetit. Jemi këtu, për t’u vendosur përballë sot, me nisjen e pranverës kuqezi, unë si Presidenti i Republikës dhe ushtari i parë i Republikës, kundër grushtit të shtetit.

Pse presidenti thirri popullin? Sepse i shteroi të gjitha përpjekjet institucionale për të parandaluar kapjen e shtetit, dhe sidomos grushtin e shtetit.

Presidenti thirri popullin, sepse po i vidhet çdo ditë ajo që Zoti i ka dhënë të gjithë shqiptarëve, sepse kemi drejtësi me regji, që godet të varfërit, të pambrojturit dhe garanton paprekshmërinë e klaneve pranë sektit që ka zaptuar shtetin. Borxhet po ritën në mënyrë katastrofike dhe po i paguani jo me pa të drejtë.

Sepse skandalet që e denoncon KLSh, prej miliarda eurosh bien në vesh të shurdhët për qeverinë, Kuvendin dhe Drejtësinë që fle, sepse ekonomia juaj është në ditët më të errëta, oligarkët kontrollojnë parlamentin”, deklaroi Meta.

Manifestimi i 2 marsit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u hap me himnin e flamurit. Sapo u ngjit në podium, presidenti i vendit, Ilir Meta ka zgjedhur që të ulet në gjunjë para protestuesve, duke bërë simbolin e shqiponjës.

Tags: grusht i shtetitmanifestimiMeta

TË LIDHURA

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka
Politikë

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë
Aktualitet

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë
Aktualitet

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Next Post
“Parlamenti, kukull e këtij sekti pa shtet”, Meta del me thirrjen e fuqishme

“Parlamenti, kukull e këtij sekti pa shtet”, Meta del me thirrjen e fuqishme

Studentja e drejtësisë: Të ndalojmë ata që shkelin Kushtetutën dhe të drejtat

Studentja e drejtësisë: Të ndalojmë ata që shkelin Kushtetutën dhe të drejtat

Meta kërcënon Ramën: Ke afat deri në 15 mars, ose do shpërndaj Parlamentin

Meta kërcënon Ramën: Ke afat deri në 15 mars, ose do shpërndaj Parlamentin







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka
Politikë

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

by mirseda
22:15 | 21/01/2026
0

Kryeministri Edi Rama dhe Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, zhvilluan mbrëmjen e së mërkurës...

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

20:46 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Përmbytje dhe ndërprerje energjie në disa zona

Moti i keq në Greqi: Përmbytje dhe ndërprerje energjie në disa zona

20:31 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com