Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ruleta ruse e Emanuel Makronit: A ka rreziqe nga riafrimi i Evropës me Rusinë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, W-Instant
Ruleta ruse e Emanuel Makronit: A ka rreziqe nga riafrimi i Evropës me Rusinë

TOPSHOT - French President Emmanuel Macron (R) speaks to Russian President Vladimir Putin (L) in the Galerie des Batailles (Gallery of Battles) as they arrive for a joint press conference following their meeting at the Versailles Palace, near Paris, on May 29, 2017. French President Emmanuel Macron hosts Russian counterpart Vladimir Putin in their first meeting since he came to office with differences on Ukraine and Syria clearly visible. / AFP PHOTO / POOL / STEPHANE DE SAKUTIN (Photo credit should read STEPHANE DE SAKUTIN/AFP via Getty Images)

Nga Rym Momtaz “Politico.eu”

Emanuel Makronit, nuk i ka munguar asnjëherë vetëbesimi. Ai mendon se mund të ketë sukses atje ku kanë dështuar më parë Angela Merkel, Barak Obama dhe të tjerët, duke e shndërruar Vladimir Putinin në një partner të garantimit të sigurisë në Evropë.

Me politikën e afrimit të Moskën muajt e fundit, Makron po merr përsipër një nga sfidat më të mëdha gjeopolitike me të cilat përballen sot demokracitë e Evropës: si duhet sjellë me fqinjën e tyre të madhe, të pajisur me armë bërthamore, dhe në kushtet kur ajo është bërë gjithnjë e më agresive vitet e fundit, duke zhvilluar një luftë në Ukrainën Lindore, aneksuar Krimenë, dhe kur ka tentuar dhe tenton vrasjen e kundërshtarëve në vendet evropiane, dhe kur po ndërmerr sulme kibernetike mbi objektivat perëndimore.

Qasja e Makron, të cilën e ka mbrojtur në mënyrë të përsëritur javët e fundit, është pjesë e një ndryshimi edhe më të madh, që synon të arrijë presidenti francez: ta distancojë Evropën nga një lloj varësie që ka ndaj Shteteve të Bashkuara, për ta bërë kontinentin më të pavarur, dhe të aftë të marrë vetë vendime në lidhje me sigurinë e vet.

Për shumë qeveri dhe ekspertë mbi Rusinë, politika e Makron është njëkohësisht edhe e rrezikshme, duke sjellë rrezikun e përçarjes së Perëndimit, si dhe inkurajimin e sjelljeve të tjera të këqija nga ana e Moskës. Shumë njerëz druhen se presidenti i ri i francez, do të dominohet nga homologu i tij rus, një ish-oficer i shërbimit sekret sovjetik, që është në pushtet prej 2 dekadash.

“Të mendosh që Putini do të joshet nga ky dialog, është shumë naive. Mendoj se Makron, po e mbivlerëson forcën e tij të joshjes”, thotë Anjiezka Holand, një kineaste polake e nominuar për çmimin Oskar, e rritur nën komunizmin e dominuar nga sovjetikët, dhe që mori pjesë një darkë të organizuar nga presidenti francez për një grupim të vogël të elitës pokale, kur vizitoi Varshavën javën e kaluar.

Makron i pranon kritikat, por nga ana tjetër i ka dyfishuar përpjekjet në linjën e re ndaj Moskës. Ai këmbëngul se nuk është ndonjë sylesh kur bëhet fjalë për Rusinë, dhe thekson se është i angazhuar në një projekt afatgjatë për të çuar më tej interesat e Evropës.

“Synimi kryesor i qasjes sime ndaj Rusisë, është përmirësimi i kushteve të sigurisë kolektive dhe stabilitetit të Evropës. Ky proces do të zgjasë për shumë vite”, tha ai gjatë një fjalimi të mbajtur në Paris javën e shkuar mbi mbrojtjen dhe politikën bërthamore. Ndërkohë, zyrtarët francezë argumentojnë se arsyet e një përpjekjeje të tillë për të krijuar një marrëdhënie të re me Rusinë, janë mëse të dukshme.

Aleancat dhe marrëveshjet, që kanë garantuar sigurinë evropiane, janë sot nën presion. SHBA-ja shihet sot si një partnere më pak e besueshme, dhe më pak e fokusuar në Evropë. Paktet e kontrollit të armëve të epokës së Luftës së Ftohtë, si Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Ndërmjetme (INF), janë duke skaduar.

Makron pretendon se vetë Evropa duhet të marrë iniciativën në ndërtimin e një arkitekture të re të sigurisë, dhe kjo nënkupton edhe angazhimin me Rusinë. Ai gjithashtu ka deklaruar, se Evropa nuk duhet të mbështetet më tek Uashingtoni, që nuk po mbron më interesat e kontinentit.

“Kush i vuan sot pasojat e sanksioneve ekonomike, konflikteve të ngrira, dhe pamundësisë së stabilizimit të “arkitekturës” së besimit në Evropë, përveç Evropës dhe evropianëve? Dhe jo ata që jetojnë në anën tjetër të botës, dhe na shtyjnë të shkojmë më tej në këtë drejtim”, tha Makron në Varshavë.

Ndërkohë zyrtarët francezë, thonë se politika e Makron, është më pak e diskutueshme sesa është portretizuar në media. “Unë nuk di asnjë partner, as shtetet polake apo baltike, që të kundërshtojnë nevojën për të negociuar me rusët për kushtet e sigurisë në kontinent”, shprehet një diplomat francez i nivelit të lartë, i përfshirë në politikën ruse.

Megjithatë shumë prej partnerëve evropianë të Makronit mbeten thellësisht mosbesues, si për Putinin, ashtu edhe për përpjekjet e presidentit francez. Udhëheqësit e Evropës Lindore dhe Baltikut, që jetuan dikur nën shtypjen sovjetike dhe nën kërcënimin e ekspansionizmit rus që nga fundi i Luftës së Ftohtë, nuk besojnë se Putini është i interesuar për marrëdhënie më konstruktive.

Ata po ankohen se Franca dhe Makron, nuk po i marrin seriozisht shqetësimet e tyre mbi sigurinë. Ndërkohë mënyra shumë personale dhe nganjëherë empatike e presidentit francez për t’u marrë me Putinin, i ka nervozuar shumë partnerët e tij evropianë.

Ai shpesh përmend traumën që ka pësuar dikur Putini nga vdekja e të vëllait gjatë rrethimit të Leningradit nga nazistët, për të sugjeruar se origjina e presidentit rus është thellësisht evropiane. Zyrtarët francezë shpresojnë që Putini të bindet se interesat më të mirë të Rusisë, shërben më mirë në një partneritet me Evropën, sesa në një aleancë me Kinën.

Nën këtë linjë, Makron është shprehur vazhdimisht se Rusia “nuk është një armike”, dhe i ka bërë jehonë të kritikës së Moskës për sjelljen e Perëndimit dhe zgjerimin e tij drejt lindjes. Ndërkohë zyrtarët francezë, këmbëngulin se qasja e tyre nuk ka të bëjë me shprehjen e simpatisë. Përkundrazi ata sugjerojnë se ajo është në përputhje me stilin e Makron:ofrimin e partneritetit nga njëra anë, me bisedimet e ashpra dhe fuqinë e ashpër nga ana tjetër.

Kur priti Putinin në Pallatin e Versajës në vitin 2017, Makron u shpreh i gatshëm të punojë me Rusinë në Siri, por ndërkohë denoncoi me vendosmëri luftën informatike të Kremlinit, që  shënjestronte Francën dhe vendet e tjera perëndimore.

Zyrtarët në Paris, rikujtojnë se anijet luftarake franceze patrullojnë një Detin Balltik, trupat franceze janë dislokuar si pjesë e NATO-s në Evropën Veriore dhe Lindore, për të penguar agresionin rus, ndërsa avionët francezë bombarduan pozicionet e ushtrisë së Asadit, aleatit të Putinit, pasi ai përdori armë kimike.

Por edhe në mesin e atyre që bien dakord me Makron, mbi nevojën për të ripërtërirë raportet me Moskën, ekziston një skepticizëm në lidhje me aftësinë e tij për të arritur ndonjë marrëveshje konkrete me Putinin. Dhe si për ironi, për një president që përpiqet ta bëjë Evropën më të pavarur nga SHBA, fituesi nga përpjekjet e tij diplomatike mund të jetë pikërisht Donald Trumpi./TIRANA TODAY

Tags: EvropësMacronRIAFRIMIrreziqeRuleta. RuseRusinë

TË LIDHURA

5000 ushtarë të Bundeswehr: Gjermania brigadë tankesh në krahun lindor të NATO-s
Bota

5000 ushtarë të Bundeswehr: Gjermania brigadë tankesh në krahun lindor të NATO-s

09:21 | 22/05/2025
Sistemi kundërajror Kupola e Artë: Trump shpalos konceptin miliarda dollarësh
Bota

Sistemi kundërajror Kupola e Artë: Trump shpalos konceptin miliarda dollarësh

09:10 | 22/05/2025
Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka
Bota

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka

22:42 | 21/05/2025
Next Post
Kush janë 6 vendet, që prodhojnë më shumë makina në botë

Kush janë 6 vendet, që prodhojnë më shumë makina në botë

“Vrau veten”, akt-ekspertiza zbardh ngjarjen e Bularatit për Kostandin Kacifas

“Vrau veten”, akt-ekspertiza zbardh ngjarjen e Bularatit për Kostandin Kacifas

Pompeo dhe Grenell refuzojnë të takojnë Kryeministrin Kurti

Pompeo dhe Grenell refuzojnë të takojnë Kryeministrin Kurti

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

16:31 | 15/05/2025




TË FUNDIT

Alimehmeti: Nuk kam pasur asnjë lloj komunikimi me Tabakun
Politikë

Alimehmeti: Nuk kam pasur asnjë lloj komunikimi me Tabakun

by mirseda
11:02 | 22/05/2025
0

I ftuari në podcast-in “Të Pashoq” ishte kandidati i PD-së për deputet, Ilir Alimehmeti. Ai ka dhënë...

Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame

Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame

10:49 | 22/05/2025
Avokati Radovan Çela dënohet me 2 vite e 8 muaj burg

Avokati Radovan Çela dënohet me 2 vite e 8 muaj burg

10:47 | 22/05/2025
Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur drejt BE-së

Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur drejt BE-së

10:44 | 22/05/2025
Nga Finiqi në Has, si e ndan makina zhvillimin ekonomik mes 61 bashkive

Nga Finiqi në Has, si e ndan makina zhvillimin ekonomik mes 61 bashkive

10:30 | 22/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com