Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ish-ministri i Brendshëm tregon se çfarë fshihet pas OFL-së

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ish-ministri i Brendshëm tregon se çfarë fshihet pas OFL-së

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, e ka cilësuar veçse si një show atë se çfarë fshihet pas OFL-së. Në studion e lajmeve të “Fax News”, teksa ka folur rreth Operacionit Forca e Ligjit, ai tha se nuk është gjë tjetër veçse një makiazh që i bëhet ‘Rilindjes’ me mbulimin e fytyrës si bashkëpunëtore me krimin e organizuar. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, për të, kjo është edhe një luftë që bëhet për të zhbërë Reformën në Drejtësi. Noka vijoi më tej duke nënvizuar se krimi luftohet vetëm me vullnet politik, dhe jo me show politik e propagandistik.

“Partia Demokratike është deklaruar që në kohën e qeverisjes së saj se ka qenë për zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe shkeljes së ligjit. Ndaj për të qartësuar çdo skeptik, arsyeja pse ne jemi tejet skeptik ndaj Anti-KÇK është sepse KÇK nuk mund të bëjë ligj ANTI-KÇK. Njeriu që përfaqëson botën e errët të krimit, nuk mund të jetë ai që lufton këtë botë, e gjitha kjo është propagandë. Edi Rama në të gjitha sondazhet të realizuara nga ai vetë dhe shoqata pranë tij, ka mësuar se është në një pikiatë. Pse u liruan të gjithë bosët një e nga një gjatë viteve të qeverisjes së tij? Të gjithë drejtojnë gishtin dhe tregojnë se është Edi Rama.

Krimi luftohet vetëm me vullnet politik, dhe kur është ky, ndërmerren nisma kundër tij, nuk luftohet me show politik e propagandistik. Që të luftosh krimin e organizuar përveç vullnetit politik, duhet të jesh jashtë tij. Është dokumentuar dhe provuar me zë e me figurë se janë të lidhur me krimin. Ky do të luftojë Roshin, Kajmakun, Babanin? Kjo bota e zezë duhet luftuar dhe e kemi kërkuar gjithmonë. Sajmir Tahiri duhet të jetë i pari, Geron Xhafaj duhet të jetë aty. Pse nuk janë? Se i mbron Edi Rama, nuk mund t’i nguli thikën vetes.

Ky ligj është një amalgamë nenesh të ligjeve të tjera, por të deformuara duke i dhënë policisë dhe drejtorit të saj kopetenca gjykatësi dhe prokurori, duke e goditur brinjë më brinjë Reformën në Drejtësi. Jeni dëshmitar i betejës së egër që ka bërë opozita në 2017, që BKH dhe SPAK të mos i nënshtrohen qeverisë, sepse u krijuan për të luftuar zyrtarët e politikanët e lartë dhe krimin e organizuar.

Dy janë arsyet pse Edi Rama e ka organizuar këtë. E para show propagandistik dhe e dyta për të vrarë Reformën në Drejtësi. Kanë frikë sepse janë koncesionet e pafund, tendera super korruptiv. Nuk është e largët dita që institucionet ndërkombëtare e kanë konsideruar Shqipërinë si një nga vendet më të korruptuara dhe investime të huaja nuk ka.

Edi Rama kërkon që Reformën në Drejtësi ta bëjë Ramaformë. Një nga ligjet më të mira për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është ligji anti-mafia. Nuk luftohet krimi duke i dërguar një formular, por ka nevojë për hetime, gjurmime dhe më pas mund ta çosh para drejtësisë”, tha Noka.

 

 

Tags: edi ramaFlamur Nokaforca e ligjit

TË LIDHURA

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi
Aktualitet

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

22:53 | 26/06/2025
‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali
Aktualitet

‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

22:14 | 26/06/2025
Sulmuesi anglez godet një grua me karrige gjatë një përleshje në Ibiza
Aktualitet

Sulmuesi anglez godet një grua me karrige gjatë një përleshje në Ibiza

21:16 | 26/06/2025
Next Post
“Çmontimi i pushtetit të Ramës”, Duma: Protestat janë një mjet i domosdoshëm

“Çmontimi i pushtetit të Ramës”, Duma: Protestat janë një mjet i domosdoshëm

Pengmarrja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi zbardh ngjarjen nga burgu

Pengmarrja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi zbardh ngjarjen nga burgu

SHBA, akuza ndaj Kinës për pirateri

SHBA, akuza ndaj Kinës për pirateri

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Zelensky: Ndalni të ardhurat ruse me çmim nafte 30 dollarë
Bota

Zelensky: Ndalni të ardhurat ruse me çmim nafte 30 dollarë

by mirseda
22:58 | 26/06/2025
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar vendeve të BE-së në samitin e sotëm në Bruksel...

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

22:53 | 26/06/2025
‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

22:14 | 26/06/2025
Shala: Kushtetuesja dha përgjigje, bllokues është Albin Kurti

Shala: Kushtetuesja dha përgjigje, bllokues është Albin Kurti

22:00 | 26/06/2025
“Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…

“Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…

21:34 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com