Një ushtar tajlandez duket se është “çmendur” raportojnë mediat lokale vendase. Sipas tyre, një ushtar në qytetin Nakhon Ratchasina ka marrë armën dhe ka filluar të qëllojë për vdekje kalimtarët në rrugë.
Nga ana tjetër, BBC shkruan se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një qendre tregtare. Ende nuk dihet numri i saktë i viktimave, por raportohen se të paktë 12 persona kanë humbur jetën. Raportohet se ka pasur edhe shumë të plagosur.
Pritet që në vijim të jepen detaje rreth numrit të viktimave, pasi deri në këto momente policia nuk ka arritur të neutralizojë ende ushtarin.