E ftuar në emisionin e pasdites “Ftesë në 5”, moderatorja shqiptare Fjodora Fjora tha se në jetën e saj ka pasur një aksesor shumë të shtrenjtë, vëthët. Herë pas here i prekte në çantë, nga meraku se mos i humbisnin.
Ata kushtonin sa një shtëpi, sipas moderatores. Kaq mjaftoi që mediat rozë të shkruanin për këtë detaj. E lodhur nga këto lajme, vetë gazetarja ka zgjedhur që të reagojë. Në dy statuse në Instastory, Fjodora shkruan se nuk ka asnjë palë vëthë që kushtojnë sa një shtëpi. Ajo kërkon që mos ta besdisin me këto lajme, pasi ka edhe fëmijë për të rritur.