Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Sa herë ka shpallur OBSH gjendjen e emergjencës shëndetësore globale

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Sa herë ka shpallur OBSH gjendjen e emergjencës shëndetësore globale

Pasi nguroi për disa ditë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli mbrëmjen e të enjtes një emergjencë shëndetësore globale, pandeminë e coronavirusit kinez. Deri tani virusi i rrezikshëm ka prekur mbi 10 mijë njerëz në Kinë dhe 18 vende të tjera të botës, teksa ka shkaktuar 213 të vdekur, një shifër kjo që ndryshon kohë pas kohe.

Sipas përkufizimit që përdor vetë OBSH, emergjenca globale shpallet për një “ngjarje të jashtëzakonshme, që përbën rrezik mbi shëndetin publik, dhe për shtetet e tjera përmes përhapjes globale të sëmundjes, dhe që kërkon potencialisht një reagim të koordinuar ndërkombëtar”.

Sipas Rregullores Ndërkombëtare të OBSH së vitit 2005, shtetet anëtare janë ligjërisht të detyruara të marrin menjëherë masa të jashtëzakonshme, për parandalimin e përhapjes të mëtejshme të pandemisë.

Ato kanë 24 orë kohë për të raportuar rastet e mundshme më virusin ngjitës. Në secilin vend, krijohet një komitet ad hoc i emergjencës shëndetësore, që koordinohet në kohë reale me drejtuesit dhe ekspertët e OBSH. Ndërkohë që nga viti 2009, ka pasur 6 shpallje të tilla të emergjencës shëndetësore globale. Ja cilat janë ato:

Emergjenca e parë në vitin 2009 nga Gripi i Derrit

Rasti i parë ishte më 26 prill 2009, më shumë se 1 muaj pas shfaqjes së pandemisë së  virusit H1N1 (ose siç njihet ndryshe Gripi i Derrit). Deri në atë moment, virusi ishte përhapur vetëm në 3 vende. Ajo shpallje shkaktoi kudo panik. Një studim i vitit 2013, i sponsorizuar nga vetë OBSH, vlerësoi se ndonëse pandemia H1N1 ishte e ngjashme në përmasa me gripin sezonal, ajo shkaktoi më shumë humbje jete, për shkak të një zhvendosjeje të vdekshmërisë tek personat më të rinj se 65-vjeç.

Emergjenca e dytë në vitin 2014 nga Poliomeliti

Emergjenca e dytë u shpall në vitin 2014, për rastin e sëmundjes së rëndë të poliomelitit. Për shkak se kjo sëmundje ishte cilësuar përgjithësisht e zhdukur edhe në vendet më të varfëra, shpërthimi i epidemisë 6 vjet me parë, u konsiderua një “një ngjarje e jashtëzakonshme”.

Rastet e reja u shfaqën në disa rajone të Afganistanit, Pakistanit dhe Nigerisë. Emergjenca mbi këtë sëmundje zgjati deri më 11 dhjetor të vitit të shkuar, me rastet më të shpeshta sërish në Pakistan dhe Afganistan, përveç disa rasteve edhe në Afrikë.

Emergjenca e tretë në vitin 2014 nga Ebola

Rastet më të shpeshta me virusin e Ebolas, ishin raportuar në Guine dhe Liberi të Afrikës në marsin e vitit 2014, dhe në Sierra Leone në maj të po atij viti. Më 8 gusht 2014, pas shfaqjes së rasteve të para me Ebola në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, OBSH shpalli gjendjen e emergjencës globale.

Emergjenca e katërt në vitin 2016 për Virusin Zika

Më 1 shkurt 2016, OBSH shpalli gjendjen e emergjencës pas qindra rasteve të mikrocefalisë dhe sindromës Guillain-Barré në SHBA, që në atë kohë dyshohej se lidheshin me epideminë e virusit Zika në vitet 2015-2016. Ishte e hera e parë që shpallej një gjendje emergjence, për një sëmundje të mbartur nga mushkonjat. Gjendja e emergjencës përfundoi më 18 nëntor 2016.

Emergjenca e pestë në vitin 2019 për virusin Kivu Ebola

Në tetor 2018, dhe më pas në prill 2019, OBSH nuk e konsideroi epideminë Kivu Ebola 2018-2020, si një emergjencë shëndetësore globale. Vendimi ishte i diskutueshëm, dhe u shoqërua me shumë debate brenda OBSH. Pas rasteve me Ebola në Uganda në qershor 2019, dhe më pas në Republikën e Kongos, numri i të vdekurve i arriti në mbi 1400. Më 17 korrik 2019, pas shumë diskutimesh, OBSH vendosi të shpallë gjendjen e emergjencës globale, e cila vazhdon që të jetë ende në fuqi.

Emergjenca e gjashtë globale në vitin 2020, për coronavirusin e Vuhanit

Më 30 janar 2020, OBSH deklaroi shpërthimin e një coronavirusi të ri, 2019-nCoV, me qendër në Vuhan të Kinës Qendrore. Më herët, OBSH kishte mbajtur takimet e komitetit të saj të emergjencës në datat 22 dhe 23 janar, lidhur me shpërthimin e kësaj pandemie. Por në të dyja rastet, ishte vlerësuar se ishte shumë herët, për të shpallur gjendjen e emergjencës globale.

TIRANA TODAY

 

Tags: coronavirusiEmergjencatpandemi

TË LIDHURA

Macron luan ‘Dragon Ball’ me kryeministren japoneze, momenti bëhet viral
Bota

Macron luan ‘Dragon Ball’ me kryeministren japoneze, momenti bëhet viral

19:33 | 01/04/2026
Britani/ Një i plagosur dhe autori arratiset me një biçikletë elektrike
Bota

Britani/ Një i plagosur dhe autori arratiset me një biçikletë elektrike

19:19 | 01/04/2026
BE akordon 2 milionë euro për Kubën, ndihmë emergjente për popullsinë në krizë
Bota

BE akordon 2 milionë euro për Kubën, ndihmë emergjente për popullsinë në krizë

19:12 | 01/04/2026
Next Post
Itali/ Ngjarje e rëndë, shqiptari ekzekuton gruan, detaje

Itali/ Ngjarje e rëndë, shqiptari ekzekuton gruan, detaje

Ne, evropianët ndotës

Ne, evropianët ndotës

Macron zemëron keq edhe dy shtete të tjera. Ç’plane ka presidenti francez

Largimi i Britanisë, Macron: Koha të shkundim “pluhurin e rëndë” të burokracisë







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026




TË FUNDIT

Fonde për bashkësitë fetare, qeveria përcakton financimin nga buxheti 2026
Aktualitet

Fonde për bashkësitë fetare, qeveria përcakton financimin nga buxheti 2026

by mirseda
20:13 | 01/04/2026
0

Këshilli i Ministrave ka vendosur përcaktimin e fondit për financimin e bashkësive fetare nga “Buxheti 2026”. Bashkësitë...

Braçe: Plehrat bllokojnë trotuaret, turp!

Braçe: Plehrat bllokojnë trotuaret, turp!

20:00 | 01/04/2026
Trajneri ukrainas: Shqipëria e pafuqishme, mund të shënonim 7 gola

Trajneri ukrainas: Shqipëria e pafuqishme, mund të shënonim 7 gola

19:51 | 01/04/2026
Vendimi i Qeverisë, Rama i kalon Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave

Vendimi i Qeverisë, Rama i kalon Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave

19:49 | 01/04/2026
Lirohet zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson

Lirohet zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson

19:42 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com