Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që dita e sotme të shpallet ditë zie në vend.
Ai e mori këtë vendim pas rënies në krye të detyrës të efektivit të Policisë së Kosovës, Sami Thaçi. Ky i fundit u vra mbrëmë gjatë një aksioni policor në Prizren, ku një banesë kishte rënë pre e grabitjes. Flamuri shtetëror do të ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
Gjatë ditës së djeshme, Thaçi i dha efektivit të vdekur urdhrin “Hero i Kosovës”.
“Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë”, tha ai.