Van Christo, aktivisti i çështjes kombëtare shqiptare dhe një njeri i njohur për diasporën në SHBA, ka ndërruar jetë ditën e sotme në Boston, në moshën 93-vjeçare.
Lidhur me vdekjen e tij, ka reaguar kryetari i PD-së Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
“Me hidhërim mësova se sot në Boston u nda nga jeta patrioti zemërbardhë Van Christo, personalitet i diasporës në SHBA & aktivist i çështjes kombëtare. Marrëdhëniet e shkëlqyera shqiptaro-amerikane kanë në themele kontributin e njerëzve si Van Christo & patriotë të tjerë në SHBA.
Në emrin tim & të PD i shpreh ngushëllimet familjes & diasporës shqiptare në SHBA. Personaliteti, jeta & kontributi i tij, shërbejnë si udhëzues drejt dashurisë për një Shqipëri të zhvilluar, të lirë & demokratike siç e kanë ëndërruar brez pas brezi bijtë më të mirë të këtij kombi”, shkruan Basha.