Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Policia me “dorë të hekurt” ndaj shoferëve, arrestohen 25 persona

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Policia me “dorë të hekurt” ndaj shoferëve, arrestohen 25 persona

Për parandalimin e aksidenteve rrugore, policia ka marrë masa të shtuara në të gjithë vendin. Gjatë 48 orëve të fundit janë angazhuar 1033 punonjës të Policisë Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore në fundjavë.

Gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 25 shtetas. Nga këta: 10 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 15 pa leje drejtimi. Nga kontrollet e ushtuara me drager e radar, në të gjithë vendin, për 48 orë janë pezulluar 192 leje drejtimi.

Nga këto: 31 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 131 leje drejtimi për drejtim mjeti me shpejtësi deri në dyfishin e normës së lejuar dhe 30 leje drejtimi për shkelje të ndryshme që kanë si masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit.

Njoftimi i policisë

Drejtoria e Policisë Rrugore

Masa të shtuara në të gjithë vendin, për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia Rrugore ka shtuar masat në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

1033 punonjës të Policisë Rrugore u angazhuan gjatë 48 orëve të fundit, duke kryer edhe shërbime suplementare, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore në fundjavë.

Masat kanë konsistuar në parandalimin e shpejtësisë apo manovrave të rrezikshme në rrugë, drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, për mosvendosjen e rripit të sigurimit, për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, shtimin e prezencës së Policisë Rrugore në ato segmente apo vende të sugjeruara nga qytetarët, duke marrë në konsideratë shqetësimet apo konstatimet për shkelje të ndryshme të evidentuara nga ata, të cilët i kanë adresuar në adresat zyrtare të komunikimit të Policisë së Shtetit me komunitetin.

Si rezultat, gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 25 shtetas, nga këta: 10 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 15 pa leje drejtimi.

Nga kontrollet e ushtuara me drager e radar, në të gjithë vendin, për 48 orë janë pezulluar 192 leje drejtimi, nga këto: 31 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 131 leje drejtimi për drejtim mjeti me shpejtësi deri në dyfishin e normës së lejuar dhe 30 leje drejtimi për shkelje të ndryshme që kanë si masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit.

Gjithashtu, po gjatë fundjavës janë vendosur gjithsej 5098 masa administrative, nga këto: 316  masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 47 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 626 për përdorim të celularit, 2578 për parkime të gabuara dhe pushim mjeti në kundërshtim me Kodin Rrugor, 282 masa për shpejtësi e manovra në rrugë, 52 për mungesë figuracioni, si dhe 1197 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Gjithashtu, gjatë fundjavës janë bllokuar edhe 27 automjete, si dhe një automjet i vjedhur, ku dhe u prangos nga Policia Rrugore e Elbasanit shtetasi që kishte vjedhur automjetin.

Aktualisht, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe të gjitha shërbimet e Policisë Rrugore në qarqe vijojnë monitorimin e trafikut dhe kontrollet me radar e drager, si dhe me shërbime të kombinuara me uniformë dhe civilë, me qëllimin e vetëm, atë të rritjes së sigurisë së jetës në rrugë.

Policia Rrugore falënderon qytetarët e shumtë, të cilët në mënyrë të vazhdueshme po adresojnë shkelje të Kodit Rrugor dhe fton cilindo që konstaton apo has në shkelje të Kodit Rrugor t’i adresojë ato në Komisariatin Dixhital, në numrin 112 apo në adresat e tjera zyrtare të Policisë së Shtetit, duke u garantuar se çdo adresim është marrë dhe do merret shumë seriozisht duke reaguar me profesionalizëm e paanshmëri.

 

Tags: aksidentetKontrolletpoliciashoferet

TË LIDHURA

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, kamioni përplaset me makinën, 4 të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, kamioni përplaset me makinën, 4 të plagosur

15:53 | 07/03/2026
Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina përfundon në kanal
Aktualitet

Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina përfundon në kanal

15:48 | 07/03/2026
Aksidenti në Shënkoll-Rrilë, arrestohet shoferja 35-vjeçare
Aktualitet

Aksidenti në Shënkoll-Rrilë, arrestohet shoferja 35-vjeçare

15:47 | 07/03/2026
Next Post
“Dy diplomatët e dëbuar nga Shqipëria kishin kontakt direkt me Soleimanin”

"Dy diplomatët e dëbuar nga Shqipëria kishin kontakt direkt me Soleimanin"

Njihuni me legjendat e vjetra të Kepit të Rodonit, Skënderbeu si ndërtues

Njihuni me legjendat e vjetra të Kepit të Rodonit, Skënderbeu si ndërtues

Pamjet bëhen virale, Ronaldo puth aksidentalisht Dybala-n

Pamjet bëhen virale, Ronaldo puth aksidentalisht Dybala-n







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, kamioni përplaset me makinën, 4 të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, kamioni përplaset me makinën, 4 të plagosur

by mirseda
15:53 | 07/03/2026
0

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, automjeti kamion,...

Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina përfundon në kanal

Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina përfundon në kanal

15:48 | 07/03/2026
Aksidenti në Shënkoll-Rrilë, arrestohet shoferja 35-vjeçare

Aksidenti në Shënkoll-Rrilë, arrestohet shoferja 35-vjeçare

15:47 | 07/03/2026
Kryeministri Rama inspekton devijimin provizor në aksin Librazhd – Prrenjas

Kryeministri Rama inspekton devijimin provizor në aksin Librazhd – Prrenjas

15:40 | 07/03/2026
Mediu: Proces politik, nuk gjykohem për Gërdecin

Mediu: Proces politik, nuk gjykohem për Gërdecin

15:38 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com