Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo ka sjellë në jetë një djalë.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet me vajzën Naltën dhe djalin e porsalindur, të cilit çifti i ka vendosur një emër të veçantë.
“Kren”, shkruan Spiropali mbi foto duke zbuluar emrin e vogëlushit.