Me pasoja fatale ka rezultuar zjarri që ran ë një banesë sot në Kubin. Zjarri ka rënë në fshatin Sanxhak të Kurbinit duke i marrë jetën një fëmije 2 vjeçar.
Policia konfirmoi se fëmija është gjetur i asfiksuar pa jetë brenda kësaj banese dhe me shenja djegie.
Forca të shumta policie dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje.
Kurbin/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.Ç., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambjentet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies.
Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.