Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vetingu për Sandër Simonin, KPK jep vendimin për kryetarin e Gjykatës së Posaçme

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vetingu për Sandër Simonin, KPK jep vendimin për kryetarin e Gjykatës së Posaçme

Sandër Simoni është konfirmuar në detyrë si kryetar i Gjykatës së Posaçme. Me anë të një raporti të detajuar, KPK-ja ka treguar gjetjet nga vettingu dhe ka zbardhur vendimin për konfirmimin në detyrë.

Sipas ILDKPI Simoni e justifikon pasurinë, nuk ka fshehje të saj dhe për më tepër e justifikon atë. KPK ngre dyshime vetëm për një apartament 116.2 metra katrorë në Tiranë, pra çmimin real të tij, pasi ka rezultuar se ky apartament është shitur me çmim më të ulët nga tregu.

 

Raporti i KPK:

 

  1. Hetimi është kryer në të tre kriteret e rivlerësimit, pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës.

Për pasurinë, ILDKPKI, ka dorëzuar një raport me konstatimin se, deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Nuk ka fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë.

KPK kreu një hetim të pavarur për pasuritë e deklaruara. Ap 116.2 metra katrorë në Tiranë. Vlera 6 mln e 5 mijë lekë. Burimi është deklaruar një kredi dhe kursime dhe të ardhurat nga pagat. Gjatë hetimit Komisioni ngriti dyshime për çmimin real të këtij apartamenti duke kërkuar nga shoqëria që e ka shitur kontrata të tjera të ngjashme, ku ka rezultuar se ky apartament është shitur me çmim më të ulët nga tregu. KPK ka konstatuar se përputhet deklarimi me dokumentacionin për këtë pasuri. Nuk është konstatuar konflikt interesi me shoqërinë dhe administratorin e kësaj shoqërie. Subjekti ka përfituar kredinë në kushte normale dhe ka pasur mundësi pagimi për këtë apartament.

Automjet në proces çregjistrimi pasi ka deklaruar se e ka humbur pronësinë që në vitin 2003. Ky mjet është hequr nga qarkullimi në 2007, i blerë për 0.5 mln lekë në fund të vitit 2002. KPK konstaton se ka pasaktësi në deklarim për çmimin e mjetit.

Shpenzime për mobilim apartamenti dhe shpenzime për dasmën në vitin 2007. Nga analiza financiare, bashkëshortja dhe gjyqtari rezultojnë me bilanc pozitiv për të kryer shpenzimet në këtë vit. Në përfundim Komisioni del në konkluzionin se gjyqtari ka pasur burime financiare për mobilimin ap dhe dasmës.

 

Makinë “Ford” e blerë në vitin 2010 për 200 mijë lekë dhe shitur në 2015 për 200 mijë lekë. Komisioni nuk ka konstatuar problematik për këtë pasuri.

Huadhënie te vëllai në vlerën 1 milion e 4 mijë lekë. Nga analiza financiare, subjekti dhe bashkëshortja e tij kanë dalë me bilanc pozitiv duke pasur mundësi për krijimin e kësaj shume dhe për tia dhënë hua vëllait të tij në vitin 2014.

Bashkëshortja e subjektit ka dhënë hua vëllait të saj në vlerën 2 mijë e 500 euro. Nga analiza ka rezultuar se subjekti dhe bashkëshortja kanë pasur mundësi për krijimin e kësaj shume.

Bashkëshortja e subjektit ka dhënë hua 30 mijë euro kunatit të saj me qëllim blerjen e një apartamenti dhe garazhin.

Është hetuar për këtë apartament dhe pasurinë e vëllait, shpjegimet e dhëna nga subjekti do të merren parasysh në marrjen e vendimit.

Makinë e bashkëshortes blerë në vitin 2015 për 300 mijë lekë. Burim është deklaruar shitja e një tjetër makine dhe kursimet nga paga. Komisioni nuk konstatoi ndonjë problematik për këtë pasuri.

Blerje makinë mercedes në 2009 për 840 mijë lekë, burim kursimet e tërhequra nga banka dhe kursimet familjare. Gjithashtu është deklaruar se në 2014 është shitur për 500 mijë lekë. Sipas hetimit rezulton se shitësi ia ka shitur bashkëshortes me lirë se sa ka shpenzuar për të. Komisioni i ka kërkuar shpjegime subjektit për këtë konstatim. KPK ka konstatuar se përputhet dokumentacioni me deklarimin për këtë pasuri. Gjithashtu kanë rezultuar me bilanc pozitiv.

Bashkëshortja ka marrë një kredi 10 mijë euro me kushte favorizuese dhe është shlyer në vitin 2014. Nga analiza rezulton se kanë pasur mundësi për shlyerjen e kësaj kredie.

Objekt i marrë me qira në vitin 2015 deri në 2020 dhe nuk është konstatuar asnjë problematik

Tags: sander simonivetting

TË LIDHURA

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi
Aktualitet

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

22:50 | 24/06/2025
Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda
Aktualitet

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

22:22 | 24/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët
Aktualitet

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025
Next Post
Majlinda Bregu lë Shqipërinë, ja surpriza që i bënë mikeshat (foto)

Rinia pa punë dhe pa të ardhme, Bregu ngre alarmin

Integrimi në BE/ Soreca mesazh të prerë: Luftë kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore

“Jeni në zemër të integrimit”, Soreca bën lajmërimin e rëndësishëm

Kapiteni im! Vajza e aktorit të madh përlot me fjalët prekëse

Kapiteni im! Vajza e aktorit të madh përlot me fjalët prekëse

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

“Prezanton emision, s’di shqip”/ Beniada Nishani i përgjigjet deklaratës së Aulonës
Showbizz

“Prezanton emision, s’di shqip”/ Beniada Nishani i përgjigjet deklaratës së Aulonës

by mirseda
22:52 | 24/06/2025
0

Beniada Nishani i është përgjigjur deklaratës së bërë nga Aulona Musta në podcast-in “The Dalina Show”, ku...

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

22:50 | 24/06/2025
Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt

Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt

22:30 | 24/06/2025
Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

22:22 | 24/06/2025
Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës

Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës

22:19 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com