Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Lejet shqiptare të drejtimit të automjeteve/ Greqia hap dritën jeshile

5 vjet ago
in Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Lejet shqiptare të drejtimit të automjeteve/ Greqia hap dritën jeshile

Komisioni i Përhershëm për Prodhim dhe Tregti në Parlamentin grek miratoi të mërkurën Projektligjin e Ministrisë greke të Infrastrukturës dhe Transportit për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Sipas njoftimit zyrtar të Parlamentit grek deputetët e Komisionit votuan me shumicë votash ratifikimin e marrëveshjes mes të dy vendeve që u paraqit në Komision nga Zëvendës Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Joanis Qefalojanis.

Marrëveshja ishte nënshkruar nga Ministrat e atëhershëm të Jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikolaos Kocias në maj të vitit 2018, por që të hynte në fuqi duhet të ratifikohej nga Parlamenti grek.

Autoritetet greke nuk kanë dhënë motive për vonesat, por më në fund pas gati dy vitesh Komisioni Parlamentar grek ka hapur dritën jeshile që projektligji të kalojë në seancë parlamentare.

Njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit pritet të lehtësojë lëvizjen e shtetasve shqiptarë dhe grekë dhe sidomos të dhjetëra mijëra emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, shkruan “Voa”.

Autoriteti i Transportit Rrugor shqiptar duke iu referuar marrëveshjes ka pohuar se “shtetasit shqiptarë që zotërojnë leje drejtimi, model i lëshuar nga 1 korriku i vitit 2005, ose ata që janë të pajisur me formatin që ka nisur të shpërndahet nga 24 janari i vitit 2017, mund të drejtojnë automjetin e tyre edhe në territorin grek”.

Marrëveshja për lejet e drejtimit parashikon gjithashtu edhe procesin e konvertimit të lejeve të drejtimit. Sipas marrëveshjes “qytetarët shqiptarë të cilët kanë leje drejtimi shqiptare nuk do të kenë nevojë të rifillojnë procedurat e testeve teorike dhe praktike për marrjen e lejes greke të drejtimit”.

Sipas Marrëveshjes “qytetarët shqiptarë do të dorëzojnë lejen e drejtimit, marrë në Shqipëri dhe do të marrin atë greke duke pasur mundësinë, të qarkullojnë si drejtues mjeti në Greqi, me të drejta të barabarta me shtetasit grekë.

Marrëveshja parashikon që në momentin që shtetasit shqiptarë vendosin qëndrimin normal në territorin grek, ata mund të konvertojnë lejen shqiptare të drejtimit në atë greke duke paraqitur kërkesën e tyre pranë Drejtorive të Transportit në shtetin grek.

Kjo procedurë, sipas marrëveshjes, bëhet pas kryerjes së kontrolleve mjekësore që vërtetojnë se personi është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorive specifike.

Autoriteti rrugor shqiptar ka pohuar se konvertimi i lejes së drejtimit vlen edhe për shtetasit grekë që vendosin qëndrim në Shqipëri.

Tags: automjeteGreqialejet shqiptare

TË LIDHURA

Kosova merr nën kontroll një objekt në liqenin e Ujmanit, pretendimet e Serbisë
Rajoni

Kosova merr nën kontroll një objekt në liqenin e Ujmanit, pretendimet e Serbisë

15:07 | 20/05/2025
Vrasja e komisarit Artan Çuku, nis gjyqi në mungesë për Bledar Jambellin
Aktualitet

Vrasja e komisarit Artan Çuku, nis gjyqi në mungesë për Bledar Jambellin

14:29 | 20/05/2025
Përndoqi ish të dashurën dhe një të mitur, kapet 25 vjeçari në Fier
Aktualitet

Përndoqi ish të dashurën dhe një të mitur, kapet 25 vjeçari në Fier

13:46 | 20/05/2025
Next Post
“Eskobari i Ballkanit” në qeli/Kur Artan Hoxha “qëlloi në shenjë” muaj më parë

Artan Hoxha jep paralajmërimin e fortë: Nesër do publikoj videon e biznesmenit

Qeveria ruse i dorëzon dorëheqjen Presidentit Putin

Qeveria ruse i dorëzon dorëheqjen Presidentit Putin

Putin emëron kryeministrin e ri rus

Putin emëron kryeministrin e ri rus

JU REKOMANDOJMË

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025




TË FUNDIT

KMDLNJ dënon ashpër k*rcënimin me jetë ndaj presidentes Osmani: Policia të veprojë…
Kosovo

KMDLNJ dënon ashpër k*rcënimin me jetë ndaj presidentes Osmani: Policia të veprojë…

by mirseda
15:21 | 20/05/2025
0

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, KMDLNj ka reaguar në lidhje me raportimet...

Finalja e Europa League do vendosë fatin e United

Finalja e Europa League do vendosë fatin e United

15:18 | 20/05/2025
Debati dhe gjyqi me G-Banin, Arsida rrëfen prapaskenat me ish-banorët e BBV

Debati dhe gjyqi me G-Banin, Arsida rrëfen prapaskenat me ish-banorët e BBV

15:11 | 20/05/2025
Kosova merr nën kontroll një objekt në liqenin e Ujmanit, pretendimet e Serbisë

Kosova merr nën kontroll një objekt në liqenin e Ujmanit, pretendimet e Serbisë

15:07 | 20/05/2025
Nicole Kidman: “Nuk do bëja kurrë një film me bashkëshortin tim sepse…”

Nicole Kidman: “Nuk do bëja kurrë një film me bashkëshortin tim sepse…”

15:02 | 20/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com