Drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, Eduard Merkaj ka kaluar me sukses procesin e vettingut.
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit tha se nuk është konstatuar asnjë problem sa i takon pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.
Eduart Merkaj vitet e fundit ka mbajtur edhe detyra të tjera të larta në hierarkinë e policisë, si Drejtor i Policisë Kriminale dhe i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA).