Policia ka shoqëruar të burgosurin Dritan Dajti, që të kryejë shërbimet dentare në zonën e ish-Bllokut. Sikundër duket qartë nga videoja, policët e shoqërojnë nën masa të forta sigurie.
https://www.facebook.com/gazetatema/videos/618651542222878/
Zona e ish-Bllokut është ‘blinduar’ nga efektivët dhe furgonat e policisë.
Kujtojmë se Dritan Dajti vrau katër efektivët e policisë, gjatë një aksioni për arrestimin e tij në gusht të vitit 2009 në Durrës.
Dajtit iu hoq dënimi i përjetshëm, dhe u dënua përfundimisht me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve.