Presidenti Trump është “kryqëzuar” nga mediat amerikane si njeri mburravec, për shkak të një deklaratë të fundit. Trump duke folur për mediat ka thënë: Jam njishi i facebook-ut, ma ka thënë vet themeluesi i facebook Mark Zuckerberg.
Kaq ka mjaftuar që presidenti të komentohej në të gjitha mediumet amerikane me shpoti dhe humor. Por, Trump ka qenë serioz në deklaratën e tij. Sipas presidentit në darkën me Zuckerberg ky i fundit i ka thënë: Ju përgëzoj, jeni numri një në Facebook.
Trump vuri në dukje rëndësinë e rrjeteve sociale në mesazhet e tij, e cila varet nga anashkalimi i pjesës më të madhe të mediave profesionale të lajmeve, të cilat ai i akuzon për paragjykim ndaj tij.
Nga ana tjetër, mediat sociale në SHBA janë në syrin e kritikave si burime i lajmeve të rreme. Vetë Trump ka përdorur vazhdimisht Facebook dhe Twitter për të shtyrë deklarata të pavërteta dhe teori konspirative.