Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Do monitorohen me radar të gjitha akset, masat e sigurisë për ndërrimin e viteve

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Do monitorohen me radar të gjitha akset, masat e sigurisë për ndërrimin e viteve

Drejtori i Policisë Rrugore Edmond Tarkaj ka dhënë disa detaje lidhur me masat e ndërmarra në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe ditëve të para të Vitit të Ri.

Tarkaj deklaroi se duke filluar nga sot, të gjitha akset rrugore kryesore të vendit do monitorohen me radar, me qëllim parandalimin e shpejtësisë, e cila është burim potencial për aksidente rrugore.

Po në këto akse do ketë edhe kontroll me alkool-testuesit drager, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Tarkaj tha se në gjithë akset rrugore, qoftë në zonat urbane apo ato rurale, do ketë prezencë të shtuar të Policisë Rrugore, me qëllim monitorimin e qarkullimit, eliminimin e vonesave për shkak të manovrave të gabuara në rrugë, kryesisht parakalimet e gabuara që bëhen shkas edhe për aksidente, por edhe për bllokim të qarkullimit.

Për natën e ndërrimit të viteve, Policia Rrugore ka marrë masa për të gjitha sheshet, në bashkëpunim me shërbimet e tjera të Policisë së Rendit dhe me Policitë Bashkiake, me qëllim disiplinimin e qarkullimit dhe eliminimin e konfuzionit apo bllokimeve që mund të lindin.

Po në kuadër të këtyre masave, gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 1 janar e në vijim do ketë kontrolle të shtuara duke përdorur alkooltestuesit drager, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Në të gjithë vendin, për shkak të festave të fundvitit kanë hyrë një numër i madh automjetesh, çka ka sjellë rëndim të qarkullimit e në këtë aspekt Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore.

“Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për të realizuar qëllimet e tyre, të nisen më herët për të arritur në destinacion dhe të mos shpejtojnë duke shkelur rregullat e qarkullimit, të cilat janë burim aksidenti. Të festojnë e të konsumojë edhe alkool, por jo drejtues mjeti. Drejtuesit e mjeteve në raste të konsumimit të alkoolit të përdorin mjetet e transportit publik, pasi do jenë nën kontroll të rreptë të Policisë Rrugore. Njëkohësisht, apelojmë për të gjithë këmbësorët, biçikletistët dhe drejtuesit e motoçikletave, të tregojnë kujdes maksimal këto ditë e të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor”, u shpreh Tarkaj.

 

Tags: akset rrugoremonitorimnderrimi i vitevepoliciaradar

TË LIDHURA

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

14:52 | 22/09/2025
“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin
Aktualitet

“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin

14:21 | 22/09/2025
Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci
Aktualitet

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

13:15 | 22/09/2025
Next Post
Në datën 20 dhjetor s’ka më Krime të Rënda/ Ibrahimi del me deklaratën e fortë

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi zbulon kur do jetë gati BKH

“Zëri i Amerikës”/ Meta, thirrje për Referendum në “mbrojtje të Republikës”

Meta dekreton buxhetin 2020, shpreh rezervat e tij: Ja ç’më detyroi

Durrës/ “Nuk iu bind policisë” Tenton të largohet me vrap, pranga 21 vjeçarit

Ishte në kërkim ndërkombëtar, policia arreston 35-vjeçarin te zona e Freskut

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

12:25 | 17/09/2025




TË FUNDIT

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

by mirseda
14:52 | 22/09/2025
0

Eksportet e mallrave “Made in Albania” kanë pasur një performancë pozitive gjatë këtij viti. Sipas të dhënave...

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

14:50 | 22/09/2025
“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

14:46 | 22/09/2025
Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

14:42 | 22/09/2025
Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

14:35 | 22/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com