Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Nga se do të rrezikohet bota në vitin 2020

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Nga se do të rrezikohet bota në vitin 2020

Nga Robert A.Manning & Mathew J.Burrows “Atlantic Council”

2019-ta nuk ofroi ndonjë surprizë të madhe. Por rendi i brishtë botëror, e vazhdoi “rrugëtimin” e tij drejt shpërbërjes. Viti 2020 ka të ngjarë të ketë më shumë ngjashmëri me vitet 1930. Disa konflikte serioze, simptoma të një sistemi global nën tendosje si pasojë e doktrinës anti-globaliste ”Amerika e Para” e presidentit amerikan Donald Trump, mund të arrijnë pikën e vlimit vitin e ardhshëm. Ja cilat janë rreziqet më të mëdha gjeopolitike, që e presin botën në vitin 2020:

Zgjedhjet presidenciale në SHBA

Si një rizgjedhje e Trumpit, ashtu edhe fitorja e një sfidanti demokrat, do e thellojë ndarjen politike në SHBA. Një fitore e Trump, do të vazhdojë të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga rendi shumëpalësh botëror. Një humbje e tij e ngushtë, mund të shkaktojë trazira të brendshme politike. Edhe një fitore e demokratëve, mund të nxiste pasiguri dhe kundërshti të forta, mbi një taksë të mundshme mbi pasurinë, ndoshta duke ngjallur edhe reagimin e ashpër të tregjeve.

Brexit

Dalja e Britanisë nga BE do të ndodhë më në fund, pas fitores së thellë të kryeministrit konservator Boris Xhonson në zgjedhjet e fundit. Britania e Madhe do jetë jashtë BE-së pas 31 janarit 2020, por është më pak e qartë nëse mund të përmbushet afati 31 dhjetor 2020, për arritjen e një marrëveshje tregtare Britani-BE.

Xhonson do të përjashtojë çdo zgjatje të procesit të Brexit. Kjo shton rrezikun, që Britania e Madhe të largohet nga tregu i përbashkët pa ndonjë marrëveshje tregtare. Trump ka premtuar arritjen e një marrëveshje të shpejtë tregtare SHBA-Britani. Por hapja e portave ndaj produkteve të lira por jo cilësore bujqësore amerikane, mund të dobësojë mbështetjen elektorale të konservatorëve, dhe të ngjallë zemërimin e publikut.

Në një periudhë më afatgjatë, Brexit mund të çojë në shpërbërjen e Mbretërisë së Bashkuar. Kjo pasi Partia Nacionaliste Skoceze i mposhti rëndë konservatorët në Skoci, dhe ka të ngjarë të kërkojë mbajtjen e një referendumi të ri për pavarësinë nga Londra.

Sfida e Koresë së Veriut

Pavarësisht nëse Trump bie dakord të takohet apo jo sërish me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ky i fundit duket se ka bërë tashmë një zgjedhje strategjike: pavarësisht stimujve amerikanë, ai nuk synon të çmontojë arsenalin e tij bërthamor, të paktën në një të ardhme të parashikueshme.

Kjo është gjithnjë e më e dukshme, teksa ai po vazhdon testimet e raketave balistike dhe atyre bërthamore. Kim po ndjek “rrugën e re”, të cilën e paralajmëroi që në ultimatumin e tij të fundvitit të shkuar. Qëllimi i tij është të jetë de fakto një shtet bërthamor si Izraeli apo Pakistani, dhe të pranohet si një vend normal.

I ndjerë i poshtëruar që “bromanca” e tij me Kim është tradhtuar, Trump prentendoi në fillim se gjithçka po ecën mirë. Por shumë shpejt do të vijë edhe zemërimi i tij, duke kërcënuar të shkaktojë një përballje të fortë, me rrezikun serioz të një konflikti të shkaktuar nga përllogaritja e gabuar.

Lindja e Mesme post-SHBA

Të nxitur nga mos reagimi i Trump ndaj armiqësisë së Iranit, tërheqja e amerikanëve nga Siria, si dhe nga nevoja për t’i dhënë fund luftës në Jemen dhe për të stabilizuar Sirinë, aktorët rajonalë po bëhen më aktivë. Presidentin rus, Vladimir Putin, shërben si një ndërmjetës krysor, teksa edhe BE-ja është shumë më aktive në rrafshin diplomtik.

BE dhe Putin po lehtësojnë arritjen e një marrëveshje të re bërthamore me Iranin, me kufizime më të gjata në kohë mbi raketat balistike. Trump është dakord me këtë pakt të ri. Protestat e mëdha brenda vendit, po e shtyjnë Teheranin drejt kësaj një marrëveshje të re, duke e kufizuar ndikimin rajonal të iranianëve.

Një krizë e re financiare botërore

Kontradiktat e brendshme të Kinës po rriten. Ajo ka një borxh të madh publik (300 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto), një popullsi në plakje, dhe një rritje të dobët ekonomike (vetëm 2-3 për qind). Edhe SHBA ka një rritje të problemeve me borxhin në nivelin federal, plus borxhin e konsiderueshëm të korporatave, dhe kjo në kohën e normave të ulëta të interesit. Ndërkohë ngadalësimi i rritjes ekonomike në BE, dhe përçarjet mes vendeve të unionit, shtojnë frikën për zhytjen e botës në një tjetër krizë. Dhe ajo do të ishte më e rrezikshme se sa kriza e 2008-ës, pasi sot bashkëpunimi i Bankës Qendrore me Kongresin Amerikan, është më problematik./ TIRANA TODAY

Tags: Koresë së Veriutkrizë e re financiare botërorelindja e mesmeviti 2020Zgjedhjet presidenciale SHBA

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
“Si mund të rrijë robi 5 minuta me 1 veshje”/ Xhemi dhe Salsano tallin Alketën

“Si mund të rrijë robi 5 minuta me 1 veshje”/ Xhemi dhe Salsano tallin Alketën

Luli kthehu në shtëpi

Pse injorohet mbështetja e SHBA dhe BE për Mini-Shengenin

25-vjeçarja humbi jetën 1 orë pas lindjes, ja ç’thotë shefja e repartit

25-vjeçarja humbi jetën 1 orë pas lindjes, ja ç'thotë shefja e repartit







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026




TË FUNDIT

“Ose ti ose unë o Monika”, Rogerti akuza të forta opinionistes, situata e pazakontë në Big Brother
Showbizz

“Ose ti ose unë o Monika”, Rogerti akuza të forta opinionistes, situata e pazakontë në Big Brother

by mirseda
23:04 | 01/04/2026
0

Një situatë e “pazakontë” ka ndodhur këtë mbrëmje gjatë spektaklit të sotëm. Monika Kyemadhi është vënë në...

Arbër Hajdari përplaset me Mirin: Po denigron Selinin pas ofendimeve

Arbër Hajdari përplaset me Mirin: Po denigron Selinin pas ofendimeve

22:34 | 01/04/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit

Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit

21:55 | 01/04/2026
Politico: Nafta mund të kalojë 150$/fuçi nga konflikti në Lindjen e Mesme

Politico: Nafta mund të kalojë 150$/fuçi nga konflikti në Lindjen e Mesme

21:52 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com