Edicioni i 58-të i Festivalit të Këngës që u finalizua mbrëmjen e djeshme shkaktoi mjaft polemika.
Jo vetëm për këngën fituese por edhe për mënyrën e organizimit në tërësi të spektaklit.
Aktori i njohur Salsano Rrapi dh moderatorja Xhemi Shehu kanë postuar një video, me anë të së cilës ironizojnë drejtuesen e këtij spektakli, Alketa Vejsiu.
Alketa mori shumë kritika sa i përket prezantimit, të cilit i bashkoi edhe 3 performanca në të kënduar. Por jo vetëm kaq, një gjë tjetër që ra në sy të publikut ishte edhe ndërrimi i shpeshtë i Alketës, e cila vetëm në natën finale ka ndërruar 8 veshje.