Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Zoti Kraja, ju dhe SPAK jeni shansi i fundit i Shqipërisë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zoti Kraja, ju dhe SPAK jeni shansi i fundit i Shqipërisë

Nga Roland Qafoku

Më në fund, ajo që prej 3 vjet e gjysmë e prisnim u formua dhe tashmë Shqipëria ka Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK. Janë 8 prokurorë që të paktën nga ajo që është trumbetuar, thënë e stërthënë, pritet t’i bëjnë gjëmën pjesës së korruptuar të politikës shqiptare. Por pyetja e madhe është a do arrijë kjo strukturë pritshmërinë e opinionit shqiptar? A do arrijë ajo që hajdutët, të babëziturit, të fortët, të paprekshmit por dhe më të urryerit e politikës, t’i fusë në qeli? A do arrijë ajo të thyejë mitin e atyre që nuk i gjen gjë sa të jenë në politikë dhe pushtet? Më thjeshtë akoma po perifrazoj pyetjen e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi: Vërtetë do bëjnë këta ndonjë gjë këta, apo edhe kjo gjë do jetë kot?

Ndonëse përgjigjet e këtyre pyetjeve të bëjnë të mendohesh gjatë, unë futem te ata që janë optimistë. Në radhë të parë besoj te investimi i SHBA-së si investimi më serioz në historinë e drejtësisë shqiptare dhe së dyti në integritetin dhe atë që përfaqësojnë të 8-tët e SPAK. Fjalë, akuza dhe sharje të tipit “ky ka punuar në komunizëm” dhe “ky tjetri është djali i atij” dhe “kjo vajza e asaj” janë pikërisht reminishenca të atij komunizmi. Se nëse mbështetemi në logjikën se në cilën periudhë ideale duhet të jetonin anëtarët e SPAK, i bie që kjo strukturë të përbëhej me studentët e vitit të parë të Juridikut si më të kulluarit dhe më të pandikuarit në biografinë e tyre.

Unë besoj se të 8 prokurorët dhe më shumë te Arben Kraja. Kam lexuar këto ditë lloj lloj cilësimesh. Në cilësinë e një gazetari që prej 23 vjetësh ndjek modestish me shumë interes çështjet e drejtësisë kam vlerësimin maksimal për të si njeri me integritet, profesionist dhe jam i bindur që do arrijë maksimumin e asaj që kërkohet. Por ky natyrisht është një perceptim i imi personal që edhe nëse vlen për opinionin mbaron pikërisht sapo Kraja dhe të 7-të të tjerët futen në zyrën e punës së tyre.  Ajo që mendoj se ia vlen është një thirrje publike që unë ia drejtoj zotit Kraja.

Zoti Kraja, sot ju jeni përballë një megasprove. Si askush tjetër, sot ju keni në dorë fatet e një perceptimi publik që lidhet me ndëshkueshmërinë ose jo të atyre që e kanë bërë pis këtë vend. Pikërisht për këtë arsye, për nga rëndësia, sot në Shqipëri ju vleni më shumë se presidenti, se kryeministri dhe se i gjithë parlamenti të marrë së bashku. Fiks fare, ju sot keni ne dorë fatin e Shqipërisë.

Ju lutem zoti Kraja, bëjeni këtë vend. Jepni drejtësi. Vendosni para drejtësisë ata politikanë dhe zyrtarë që e shkatërruan këtë vend që e bënë pothuajse të pabanueshëm. Vendosni prapa hekurave ata maskarenj që e vodhën non stop këtë vend për 30 vjet me radhë. Ata që ia pinë gjakun këtij vendi dhe e lanë të varfër. Më të varfrin në kontinent, po në atë vend ku ishim në 1990 kur kërkuam barazi me Evropën. Bëjeni këtë zoti Kraja, për vete, për familjen tuaj dhe për të gjitha familjet shqiptare. Për ata që në këto 30 vjet e braktisën Shqipërinë dhe pasi hodhën një gur pas e quajtën një vend që nuk bëhet. Bëjeni këtë zoti Kraja. Bëjeni që ky popull të shikojë se hajduti ndëshkohet. Bëjeni jo duke parë nëse hajduti është i majtë apo i djathtë, socialist apo democrat. Bëjeni në radhë të parë ndaj qeveritarëve sepse vetëm kështu do ketë vlerë.

 

Bëjeni zoti Kraja që ky popull të shikojë se ai që është bërë milioner pa djersë ka fund vetëm burgun. Bëjeni Zoti Kraja që me anën e drejtësisë ky popull të fitojë shpresën e humbur! Bëjeni se do merrni bekimin e një populli të tërë. Të një populli që ka besuar shumë në këto 30 vjet por që është zhgënjyer dhe tani sytë dhe veshët i kanë nga ju? Mos e dhëntë zoti dhe zhgënjehemi edhe nga ju. Kjo do të ishte fatale. Jo personalisht për ju, por për këtë popull. Qeveritë shkojnë dhe vijnë, por Shqipëria është një. Dhe Shqipëria kërkon drejtësi zoti Kraja. Ju personalisht dhe shtatë kolegët e tjerë jeni shansi i fundit i Shqipërisë.

Tags: komentroland qafoku

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post
Detaje/ Kush është 18-vjeçari që ekzekutoi dhe tentoi të digjte viktimën (Foto)

Detaje/ Kush është 18-vjeçari që ekzekutoi dhe tentoi të digjte viktimën (Foto)

“Nuk i kemi detyruar punonjësit të japin lekë”, Rama: Jo shpërblime për darka

“U deshën 30 vite për këtë kontratë”, Rama bën njoftimin e rëndësishëm

U arrestuan për shpërdorim detyre, gjykata liron tre zyrtarët në Shkodër

U arrestuan për shpërdorim detyre, gjykata liron tre zyrtarët në Shkodër

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com