Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Verifikime po bëhen nga punonjës të pa kualifikuar”, Basha rikthehet në Laç

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Verifikime po bëhen nga punonjës të pa kualifikuar”, Basha rikthehet në Laç

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka vizituar sërish banorët e prekur nga tërmeti në Laç.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha tregon se kisha 100 vjeçare e Shën Mhillit e cila prej 18 ditësh siguron ushqim dhe strehon 50 familje, ka pësuar dëmtime të mëdha nga tërmeti.

Sipas tij, kjo kishë rrezikon të shembet duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Ai shton se pavarësisht se vlerësimi i saj është një detyrë e qeverisë, ka qenë opozita ajo e cila i ka bërë thirrje ekspertëve për të bërë vlerësimin e objektit.

Reagimi i plotë:

Kisha 100 vjeçare e Shën Mhillit në Laç, prej 18 ditësh siguron ushqim dhe strehon 50 familje në oborrin e saj, për të cilat nuk është kujdesur askush. Vetë ndërtesa e kishës ka pësuar dëme të mëdha. Edhe pse kanë kërkuar ndihmë urgjente pasi një pjesë e saj, rrezikon të shembet duke rrezikuar kështu jetën e shërbyeseve të Zotit dhe të besimtarëve ende askush nuk i ka ndihmuar.

Mirënjohje për ekspertët që i janë përgjigjur thirrjes se opozitës për të berë një vlerësim të gjendjes së kishës. Por natyrisht është detyrimi i shtetit të bëje vlerësimin dhe të japë zgjidhje për çdo objekt.

Në këtë zonë askush përveç kishës dhe vullnetarëve nuk u ka ardhur në ndihmë fëmijëve, të moshuarve, grave dhe burrave që tërmeti dhe qeveria i ka lënë jashtë, në qiell të hapur. Tërmeti nuk i ndau njerëzit, por qeveria po i ndan. Trajtimi preferencial dhe partiak apo në bazë të miqësive, është ankesa e përditshme në çdo zonë të goditur nga tragjedia.
Çdo ditë po del më qartë e më shqetësuese mënyra se si janë vlerësuar objektet. Vlerësime të ndryshme për një objekt, verifikime me mjete qesharake nga punonjës te administratës pa asnjë kualifikim, janë kthyer në kembanë alarmi për rrezikun që u kanoset banorëve në qindra banesa.
Është kriminale që qeveria të rrezikojë jetën e qytetarëve vetëm që të mos prekë lekët që u jep oligarkëve. Kjo është dhe arsyeja pse qeveria nuk angazhoi rreth 500 inxhinierë me eksperiencë për të kryer verifikimin e objekteve. Sepse rezultati duhet të jetë sipas interesit të qeverisë dhe jo sipas realitetit.

Është pikërisht kjo neglizhencë kriminale që solli viktima ne Thumanë e Durrës me 26 nëntor. Nëse do të merreshin masa pas tërmetit te 21 shtatorit, shumë jetë do ishin shpëtuar. Propaganda, korrupsioni dhe paaftësia po kërcënojnë seriozisht edhe sot sigurinë e mijëra banorëve që po vuajnë edhe për bukën e gojës.

 

Tags: ekspertetkisha e shen mhillitLaclulzim bashavleresim

TË LIDHURA

Malaj akuzon Ballën: Nxit tensionet në Parlament
Aktualitet

Malaj akuzon Ballën: Nxit tensionet në Parlament

17:54 | 02/04/2026
Ligji i ri: Kompensim për qytetarët nga ndotja e ajrit
Aktualitet

Ligji i ri: Kompensim për qytetarët nga ndotja e ajrit

17:49 | 02/04/2026
78-vjeçari në Bulgarec u vra, policia: U godit në kokë me mjete të forta
Aktualitet

78-vjeçari në Bulgarec u vra, policia: U godit në kokë me mjete të forta

17:38 | 02/04/2026
Next Post
Pranoi fajësinë, Gjykata në SHBA jep dënimin për 21-vjeçarin shqiptar

Pranoi fajësinë, Gjykata në SHBA jep dënimin për 21-vjeçarin shqiptar

“Aritmetika befasuese e Rilindjes”/ Tabaku flet me shifra: Ekonomia shqiptare ka ngrirë

“Nuk përmbush asnjë dokumentacion”, Tabaku kritikon buxhetin për 2020

“Gazetarët kundër paketës antishpifje të qeverisë”

"Gazetarët kundër paketës antishpifje të qeverisë"







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

Malaj akuzon Ballën: Nxit tensionet në Parlament
Aktualitet

Malaj akuzon Ballën: Nxit tensionet në Parlament

by mirseda
17:54 | 02/04/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me zhvillimet e sotme...

Ligji i ri: Kompensim për qytetarët nga ndotja e ajrit

Ligji i ri: Kompensim për qytetarët nga ndotja e ajrit

17:49 | 02/04/2026
Franca kundër hapjes me forcë të Hormuzit

Franca kundër hapjes me forcë të Hormuzit

17:46 | 02/04/2026
Foshnja 7-muajshe vritet nga përplasja e bandave në New York

Foshnja 7-muajshe vritet nga përplasja e bandave në New York

17:43 | 02/04/2026
78-vjeçari në Bulgarec u vra, policia: U godit në kokë me mjete të forta

78-vjeçari në Bulgarec u vra, policia: U godit në kokë me mjete të forta

17:38 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com