Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

‘Tërë jetën u mundova me ba Shqipni, por zor qenka, bre’

6 vjet ago
in Kultura, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
‘Tërë jetën u mundova me ba Shqipni, por zor qenka, bre’

Shqiptarët e Kosovës e kanë meritën e tyre të pamohueshme në pavarësinë e Shtetit shqiptar. Në këtë rrugëtim të Shtetit shqiptar, gjurmë të pashlyeshme ka lënë edhe atdhetari ynë i madh, Idriz Seferi.

Gjilani me rrethinë zë vend të rëndësishëm në Lëvizjen Kombëtare. Ky territor verilindor i viseve shqiptare ka qenë pjesë e pandashme, rrugëkalim i përpjekjeve e lëvizjeve për të drejta dhe pavarësi kombëtare dhe në çdo kohë ka qëndruar në ballë të kësaj detyre, duke i dhënë atdheut bijtë e tij më të mirë.

Njëri ndër udhëheqësit kryesor, që organizoi luftën e popullit për çlirim e bashkim kombëtar dhe për mbrojtjen e viseve shqiptare nga pushtuesit e huaj, ishte kryetrimi dhe tribuni popullor i kësaj ane, Idriz Seferi.

“Kalorësi i Karadakut” është figura më emblematike e luftës për liri e për Shqipëri, njeri i epokës 100-vjeçare, bashkë me Isa Boletinin, Hasan Prishtinën dhe shumë të tjerë, epokë kjo që kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Pa Shqipërinë e pavarur zor se sot të kishim Kosovën shtet.

Historiani Aliriza Selmani thotë se Idriz Seferi ishte organizator i zoti, që frymëzoi, mobilizoi dhe udhëhoqi shumë kryengritje në Anamoravë, Kosovën Juglindore dhe trojet e tjera shqiptare.

Ai deri në vdekje luftoi për liri dhe pavarësi. Nuk ishte vetëm prijës popullor e luftëtar i lirë, por ishte edhe strateg ushtarak që me sukses e udhëhoqi popullin e tij në luftëra e beteja për çlirim. Kushtrimit të Idrizit populli i kësaj ane iu përgjigj gjithmonë. Ai fliste me gjuhën e popullit dhe e njihte mirë shpirtin e tij.

Seferi vdiq duke i thënë të birit se tërë jetën është munduar që ta bëjë këtë tokë Shqipëri, por zor qenka. Historiani Rasim Rexhepi thotë se Idriz Seferi nuk luftoi për pasuri, por për komb e për atdhe. Pesë djemve të tij u la vetëm një shtëpi të vogël. Ofertës së mbretit të Serbisë për t`ia shkolluar djemtë Qazimin dhe Ramadanin në Akademinë Ushtarake, ai i përgjigjet duke i thënë se lufta mes shqiptarëve dhe mbretërisë serbe nuk ka përfunduar ende.

 

“S’PO MUJ ME IA KTHY SHPINËN MILETIT…”

Shkrimtari Sabit Rrustemi thotë se e ka pyetur njëherë bacën Lush pse Idriz Seferi nuk shkoi në Vlorë, si Isa Boletini. E ai i kish pas thënë: Kur kishin fol me Hasan Prishtinën, ai u kish pas thanë cili po shkoni me ruajt Ismajl Qemalin, edhe Qeverinë? “I pari kish kcy Isë Boletini. Qe, le t’ fol Idriz Seferi. Edhe ky i joni i kish dredh mustaqet njëherë, kish kesh pak ndër buzë se e kish pa qefin e Isës për me shkua… – Mirë pra, po foli mbasi po kërkon prej meje Isa Boletini… Unë po rri me këta trima se nuk muj m’i lanë vetëm. Le t’ shkojë Isa se asht edhe pak ma i ri. S’po muj me ia kthye shpinën këtij mileti…”

Tags: idriz seferiIsa Boletinishqypni

TË LIDHURA

Vëllai dhe xhaxhai marrin 30-vjeçaren me forcë, e fusin në automjet dhe e rrahin
Aktualitet

Vëllai dhe xhaxhai marrin 30-vjeçaren me forcë, e fusin në automjet dhe e rrahin

11:38 | 14/01/2026
Avokati i Metës: Presidenti në kushte paraburgimi që kalojnë çdo standard ligjor e human
Aktualitet

Avokati i Metës: Presidenti në kushte paraburgimi që kalojnë çdo standard ligjor e human

11:32 | 14/01/2026
Policia e Durrësit: Nuk u njoftuam për mbështetje me forca gjatë shoqërimit të të paraburgosurit
Aktualitet

Policia e Durrësit: Nuk u njoftuam për mbështetje me forca gjatë shoqërimit të të paraburgosurit

11:29 | 14/01/2026
Next Post
“Zëri i Amerikës”/ Meta, thirrje për Referendum në “mbrojtje të Republikës”

Meta dekreton aktin normativ për dhurimin e banesave

Pse kolliteshin malësorët kur ecnin natën vetëm

Pse kolliteshin malësorët kur ecnin natën vetëm

“E lanë të plagosur te dera e spitalit” 23-vjeçari shqiptar humb jetën në Spanjë

“E lanë të plagosur te dera e spitalit” 23-vjeçari shqiptar humb jetën në Spanjë







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Francë: Fermerët zbrazin patatet në qendër të Parisit
Bota

Francë: Fermerët zbrazin patatet në qendër të Parisit

by mirseda
11:49 | 14/01/2026
0

Protestat rurale në qendër të Parisit nga fermerët francezë , të cilët për të dytën javë radhazi...

Vëllai dhe xhaxhai marrin 30-vjeçaren me forcë, e fusin në automjet dhe e rrahin

Vëllai dhe xhaxhai marrin 30-vjeçaren me forcë, e fusin në automjet dhe e rrahin

11:38 | 14/01/2026
Avokati i Metës: Presidenti në kushte paraburgimi që kalojnë çdo standard ligjor e human

Avokati i Metës: Presidenti në kushte paraburgimi që kalojnë çdo standard ligjor e human

11:32 | 14/01/2026
Policia e Durrësit: Nuk u njoftuam për mbështetje me forca gjatë shoqërimit të të paraburgosurit

Policia e Durrësit: Nuk u njoftuam për mbështetje me forca gjatë shoqërimit të të paraburgosurit

11:29 | 14/01/2026
Merr flakë kabina elektrike në një pallat në Lezhë

Merr flakë kabina elektrike në një pallat në Lezhë

10:59 | 14/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com