Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Punë ka, por s’duhen profesionistë

5 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Politika po na bën të gjithëve sofistë

Nga: Klementin Mile

Këto ditë kryeministri ka hedhur idenë e tij të rindërtimit të vendit pas tërmetit duke marrë fuqi punëtore nga jashtë Shqipërisë. Programi i rindërtimit, sipas Ramës, “kërkon një fuqi punëtore të madhe, ndërkohë që kemi problem me fuqinë punëtore në ndërtim. Duhet përfituar maksimalisht nga lehtësimi që bëmë për marrjen e fuqisë punëtore dhe nga jashtë”.

Kjo ide e kryeministrit vjen në kushtet kur papunësia në vend ka arritur nivele dëshpëruese dhe kur shumica e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria. Elektoralisht, kjo është një ide shumë e keqe.

Le të kujtojmë gjithashtu që kryeministri, dy vjet më parë, doli me tezën aspak të majtë, madje thuajse theçeriane, se “punë ka, por s’ka profesionistë”. Në këtë mënyrë ai i lante duart nga përgjegjësia, duhet ia hedhur atë tërësisht individit. Ky nuk ishte individ përtac, siç do kishte thënë Theçeri, por individ i paaftë. Individ amator, jo profesionist. Individ i patrajnuar sa duhet dhe si duhet, individ që njihte teorinë kur duhet të njihte praktikën dhe që njihte praktikën kur nevojitej teoria.

Dy vjet më parë, kryeministri e përshkruante tregun e punës si të mbushur plot me vende pune të kualifikuara, pra gjithçka në rregull me ofertën, ndërkohë që kërkesa për punë vinte nga individë të papunësueshëm, të cilët, me sa duket, vlenin vetëm për kryer ndonjë punë të pakualifikuar në emigrim. Shqiptarët, pra, nuk e meritonin ekonominë e tyre. Ajo kishte gjeneruar vende pune për të cilat ata nuk ishin të përgatitur.

Por ideja aktuale e kryeministrit për të marrë punëtorë të huaj, nisur nga konstatimi që bën vetë se “kemi problem me fuqinë punëtore në ndërtim”, bie në kundërshtim të plotë me çka kishte thënë më parë. Nëse më parë “punë kishte, por s’kishte profesionistë”, tani “punë ka, por s’duhen profesionistë”.

Sepse problemi i fuqisë punëtore në ndërtim nuk ka lidhje me ndonjë kualifikim të madh që kërkohet aty. Punëtorët e huaj që kërkohen nuk duhen për të bërë rolin e inxhinierit, apo të tjera role që kërkojnë profesionalizëm të lartë, të bazuar në studime të thelluara dhe të specializuara. Jo. Punëtorët e huaj që kërkon të sjellë kryeministri janë punëtorë krahu, që do bëjnë punën e rëndë, të rrezikshme dhe të keqpaguar të këtij zanati në vendin tonë.

Nëse sot ka një problem me fuqinë punëtore vendase në ndërtim, kjo është sepse ky treg është lënë nga qeveria në mëshirë të fatit dhe në mëshirë të të fortëve të ndërtimit. Duke kërkuar punëtorë të huaj për këtë treg, qeveria tregon se nuk ka ndërmend të reflektojë aspak dhe të mbajë përgjegjësi për situatën e krijuar, për atë që e quan “problem me fuqinë punëtore”. Qeveria jep sinjale të qarta se nuk ka për qëllim të bëjë asgjë për ta ndryshuar cilësisht gjendjen e këtij sektori, për të garantuar kushte pune dhe trajtim më dinjitoz të punëtorëve të krahut.

Një socialist do i kërkonte qeverisë të ishte në krahun e punëtorëve. Një nacionalist do i kërkonte të ishte në krahun e vendasve. Një liberal të ishte në krahun e ligjit, të garantonte të paktën respektimin e Kodit të Punës. Ideja e kryeministrit për fuqi punëtore të huaj, pavarësisht formës ligjore që pritet të marrë, është substancialisht kundër punëtorëve, kundër punëtorëve vendas dhe kundër të drejtave ligjore të tyre. /Gazeta Liberale

 

Tags: fuqi punetoriKlementin Milerama

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Next Post
Një i infektuar me zgjebe mes banorëve të strehuar në hotele pas tërmetit

Një i infektuar me zgjebe mes banorëve të strehuar në hotele pas tërmetit

“Fluturoi 17 metra në ajër”/ Prindërit e 14-vjeçarit: Ngjarja po manipulohet

“Fluturoi 17 metra në ajër”/ Prindërit e 14-vjeçarit: Ngjarja po manipulohet

Tërmeti/ Emiratet e Bashkuara Arabe ndihma humanitare me vlerë 3 mln euro

Tërmeti prek edhe turizmin, raportohen anulime të prenotimeve për Vitin e Ri

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot, data 30 maj 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, data 30 maj 2025

by mirseda
08:26 | 30/05/2025
0

Qarkullimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës drejt brigjeve Mesdhetare do të diktoje kushtet atmosferike edhe...

“Turi 82 çiklistik: Ja rrugët që do bllokohen nga policia e Fierit”

“Turi 82 çiklistik: Ja rrugët që do bllokohen nga policia e Fierit”

22:52 | 29/05/2025
Dëshironi më pak stres në punë? Shkoni me biçikletë në zyre

Dëshironi më pak stres në punë? Shkoni me biçikletë në zyre

22:21 | 29/05/2025
“Autostrada Tiranë-Qafë Kashar rikthehet: Shpejtësia e re – ja sa do lejohet!”

“Autostrada Tiranë-Qafë Kashar rikthehet: Shpejtësia e re – ja sa do lejohet!”

22:04 | 29/05/2025
“Gaza: Hamasi shqyrton armëpushimin 60-ditor, Netanyahu jep verdiktin”

“Gaza: Hamasi shqyrton armëpushimin 60-ditor, Netanyahu jep verdiktin”

21:58 | 29/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com