Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Tonin Vocaj para Vetting-ut/ Çfarë thuhet në raportin e kryepolicit

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tonin Vocaj para Vetting-ut/ Çfarë thuhet në raportin e kryepolicit

Ditën e sotme Vetting-u në Polici ka nisur me drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.

Kujtojmë se prej gati një viti, Vocaj mban detyrën e drejtorit tek Policia Kriminale.

Ndërkohë sot doli para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.

Ja gjetjet e KJV-së për Tonin Vocajn.

Pasuria: sipas KJV-së, për pasurinë, Vocaj ka deklaruar apartament 69 m katror. Në bashkëpronësi me bashkëshorten nënën dhe vajzën.

Burimi i kësaj banese është një kredi në vlerën 1 mln lekë. Marrë me statusin e të pastrehut.

Po ashtu KJV ka vërejtur se Vocaj ka edhe një apartament 42.10 m katron në Kavajë. Burim krijimi kredi dhe kursime familjare.

Bashkëpronar me bashkëshorten. Po ashtu KJV deklaron se Vocaj ka edhe një apartament të dytë në Golem i blerë me 15 mijë euro.
5 mijë i ka marrë borxh tek, familjarët dhe pas tre muajsh pasi është shlyer pagesa e apartamentit, ka marrë kredi për shlyerjen e borxhit 5 mijë euro tek familjarët e tij.

KJV vëren se Vocaj ka edhe një tokë bujqësore në Lezhë. Pjesërisht të hipotekuar. vlera e saj përllogaritet 2 milion lekë. Ndërkohë u konstatua se Vocaj dhe bashkëshortja janë tashmë pronare te kësaj toke. KJV: Automjet Benz. Blerë në 2013 me vlerë 3 mije euro. Blerë nga kursimet familjare. KJV: Autoveture Smart në pronësi të bashkëshortes së Vocajt.

Pastërtia e Figurës:

KJV: Vocaj është pajisur me certifikatë sigurie. Ndaj tij nuk ka pasur ankesa nga avokati i popullit.

Nuk ka pasur denoncime në faqen e KJV. Prokurori e Përgjithshme informon se ndaj Vocajt është bërë kallëzim penal në 2009 kur ka qenë drejtor i policisë në Tiranë. Kallëzimi i bërë për një protestë. Kallëzimi në atë kohë u bë nga Bashkia e Tiranës. Për veprat penale shpërdorim detyre dhe dëmtime me dashje.

Procedimi nuk ka nisur pasi sipas Prokurorisë nuk ka pasur elemente te veprës penale.

Një tjetër kallëzim i bërë në 2004 kur ishte drejtor i Policisë së Durrësit per veprat penale përkrahje e autorit të krimit. Edhe në këtë rast nuk ka filluar procedim penal.

Sipas Prokurorisë nuk ka pasur kryerje të veprës penale.

Lidhur me foton e publikuar në media në 2013 me Arben Frrokun. Sipas Vocajt janë njohur në 2006 kur kanë qenë me shkollë. Fotot janë publikuar në Facebook e tij muaj para se të kryej vrasja e komisar Dritan Lamajt. Sipas Vocajt nuk ka pasur dijeni se mes Frrokut dhe Lamajt ka pasur ndonjë Konflikt. Sipas Vocajt, ai ka shkuar i pari në vendngjarje.

Si në rastin e vettingut në Drejtësi edhe në vlerësimin e policisë të gjithë ata që do të kalojnë në sitë do të njihen me gjetje e hetimit administrativ për sa i përket pastërtisë së figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale.

Ndryshe nga vettingu në drejtësi, në vlerësimin kalimtar të policisë nuk ka komision të posaçëm apelimi.

Vendimet e KJV-së mund të ankimohen drejtpërdrejt në gjykatën administrative kompetente.

Seancat e Vetting-ut në polici nisën zyrtarisht në 5 nëntor, ku i pari që doli para komisionit ishte Oltion Shehu, shef i ankesave në Tiranë, i cili u përjashtua nga policia. Sipasi hetimit të kryer nga ana e komisionit të jashtëm të vlerësimit, Shehu, nuk arriti dot që të justifikonte një shumë parash prej rreth 1.4 milionë lekë. Ndërsa i dyti Adriatik Ago, zëvendës drejtor i SHÇBA-së, u konfirmua në detyrë.

Ndërkohë Ernest Dimashi me funksion drejtor i teknologjisë së informacionit në policinë e shtetit u largua nga detyra me dorëheqje pak javë para se të niste Vetting-u.

Ndërkaq, në listën e parë të publikuar nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, kanë mbetur edhe 43 emra, mes të cilëve edhe numri një i policisë së shtetit Ardi Veliu. Ky i fundit, pritet të përballet me Vetting-un në polici, në ditët në vijim, pasi të ketë përfunduar puna me shqyrtimin e të gjitha dosjeve.

Tags: kryepolicraporttonin vocajvetting

TË LIDHURA

Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin
Aktualitet

Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin

21:57 | 25/08/2025
E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen nga burgu me kusht prindërit dhe gjyshi i 4-vjeçares në Greqi
Aktualitet

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen nga burgu me kusht prindërit dhe gjyshi i 4-vjeçares në Greqi

21:28 | 25/08/2025
Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës
Aktualitet

Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës

20:32 | 25/08/2025
Next Post
“29 vjetori”, Sali Berisha bën “Mea Culpa”, tregon gabimin historik të PD-së

“29 vjetori”, Sali Berisha bën “Mea Culpa”, tregon gabimin historik të PD-së

Zbardhet takimi i ambasadorit gjerman me Olsian Çelën

Zbardhet takimi i ambasadorit gjerman me Olsian Çelën

E pëson prej shqiptarëve, gjyshja britanike përfundon në burg për Krishtlindje

E pëson prej shqiptarëve, gjyshja britanike përfundon në burg për Krishtlindje

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

13:39 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Trump: Kina të na japë lëndën e magnetit, përndryshe tarifa 200%
Bota

Trump: Kina të na japë lëndën e magnetit, përndryshe tarifa 200%

by mirseda
22:09 | 25/08/2025
0

Kina duhet t’i furnizojë Shtetet e Bashkuara me magnet (lëndë e parë që përdoret në industri), përndryshe...

Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin

Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin

21:57 | 25/08/2025
Krizë politike në Francë! Kryeministri mund të rrëzohet nga detyra, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Krizë politike në Francë! Kryeministri mund të rrëzohet nga detyra, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme

21:43 | 25/08/2025
E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen nga burgu me kusht prindërit dhe gjyshi i 4-vjeçares në Greqi

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen nga burgu me kusht prindërit dhe gjyshi i 4-vjeçares në Greqi

21:28 | 25/08/2025
Burg kush djeg flamurin e SHBA/ Trump nxjerr urdhër ekzekutiv: Departamenti i Drejtësisë të hetojë rastet

Burg kush djeg flamurin e SHBA/ Trump nxjerr urdhër ekzekutiv: Departamenti i Drejtësisë të hetojë rastet

21:05 | 25/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com