Një 36-vjeçar shqiptar është gjendur i pajetë në burgun e Agias të Greqisë.
Duke iu referuar mediave greke, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune. Ndërkohë, identitetit i tij nuk bëhet ende i ditur.
Trupi i tij është transportuar drejt spitalit të Hanias, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore. Grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen.