Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Shkup/ Një zyrtar i lartë i shtetit dënohet 3 vjet burg për korrupsion

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Shkup/ Një zyrtar i lartë i shtetit dënohet 3 vjet burg për korrupsion

Një gjykatë në Shkup e dënoi të mërkurën me 3 vjet burg njërin prej të akuzuarve në rastin e njohur si “Zhvatja”.

Zoran Mileski ishte i akuzuari i tretë në këtë rast korrupsioni të lartë gjyqësor që ka përfshirë ish-Prokuroren e posaçme Katica Janeva të ulur në bankën e të akuzuarve, po ashtu.

Mileski një ditë më parë e pranoi fajësinë dhe gjykata e mori një vendim të vlerësuar si lehtësues me që ai “ishte baba i pesë fëmijëve, kujdesej për babain e tij të sëmurë dhe asnjëherë nuk kishte qenë i dënuar më parë”.

Vepra e tij, sipas ligjit, ishte e dënueshme deri në dhjetë vjet burg. Mileski u dënua për veprën “marrje e shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”.

Ai ka bërë rreth gjashtë muaj arrest shtëpiak, kështu që i mbeten për të bërë edhe 2.5 vjet burg. Por, masa duhet të hyjë në fuqi pasi të kenë kaluar afatet e ankesave.

Ndërkohë, zonja Janeva si e akuzuar e dytë në këtë rast dhe Bojan Jovanovski i njohur në publik si Boki 13, i akuzuar i parë, janë në arrest shtëpie.

Procesi gjyqësor ndaj tyre do të vazhdojë të premten.

Katica Janeva akuzohet për shpërdorim të detyrës dhe për përvetësim të mjeteve materiale me vlerë prej 50 mijë euro nga një biznesmen maqedonas në shkëmbim të ndikimit të saj mbi vendimin e gjykatës rreth lehtësimit të masës së paraburgimit për biznesmenin.

Skandali “zhvatja” u publikua në gazetën italiane La Verita dhe kjo ka tronditur themelet e gjyqësorit në Shkup, ndërkohë që reformat në këtë fushë kanë ngecur.

Në një video regjistrim duket Boki 13 duke dalë së bashku me Zoran Mileskin nga shtëpia e biznesmenit Jordan Kamçev me dy valixhe të mbushura me para.

Ky i fundit, i akuzuar për një vepër tjetër penale, kërkonte të dalë nga paraburgimi dhe të lihej në arrest shtëpiak.

Jovanovski dhe Mileski, sipas Prokurorisë, kanë arritur që në muajin shkurt të këtij viti t’i marrin biznesmenit Kamçev një milion euro dhe t’i nxjerrin ato me një valixhe Louis Vuitton nga shtëpia e tij, ndërsa 500 mijë euro i kanë marrë nga gruaja e tij. /Voa

Tags: denohetkorrupsionShkupzyrtar

TË LIDHURA

Prokuroria e Milanos nis hetimin: A ishte Vuçiç pjesë e ‘turistëve vrasës’?
Rajoni

Prokuroria e Milanos nis hetimin: A ishte Vuçiç pjesë e ‘turistëve vrasës’?

10:51 | 21/11/2025
Protesta në Shkup pas tragjedisë së marsit ku humbën 63 persona; mijëra kërkojnë drejtësi
Rajoni

Protesta në Shkup pas tragjedisë së marsit ku humbën 63 persona; mijëra kërkojnë drejtësi

19:54 | 15/11/2025
Horror në Itali/ Nëna vret dalin 9-vjeçar, i pret fytin me thikë
Rajoni

Horror në Itali/ Nëna vret dalin 9-vjeçar, i pret fytin me thikë

13:25 | 13/11/2025
Next Post
Ngjela: Rama më ka thënë se 3-4 ministra do të preken nga drejtësia e re 

“E shihni si po përpëliten”, Ngjela paralajmëron ndryshimin e madh

Kuvendi zgjedh nesër Kryeprokurorin e ri të Shqipërisë, kush janë kandidatët

Kuvendi zgjedh nesër Kryeprokurorin e ri të Shqipërisë, kush janë kandidatët

Tërmeti 6.4 ballë i kapur në kamera (VIDEO)

Tërmeti 6.4 ballë i kapur në kamera (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Reshjet intensive të shiut, rrezikohet të çahet argjinatura e lumit në Maliq
Aktualitet

Reshjet intensive të shiut, rrezikohet të çahet argjinatura e lumit në Maliq

by mirseda
21:17 | 21/11/2025
0

Në fshatin Sheqeras, në bashkinë Maliq, është paralajmëruar një rrezik serioz: argjinatura e lumit dytësor që vjen...

Shirat rrisin prurjet në Fier, rrezik përmbytjeje në Vjosë

Shirat rrisin prurjet në Fier, rrezik përmbytjeje në Vjosë

21:06 | 21/11/2025
Ultimatumi i Trump për luftën në Ukrainë, udhëheqësit evropianë thërrasin takim urgjent

Ultimatumi i Trump për luftën në Ukrainë, udhëheqësit evropianë thërrasin takim urgjent

20:21 | 21/11/2025
Aksident i rëndë në afërsi të Rrëshenit, një i vdekur dhe disa të plagosur

Aksident i rëndë në afërsi të Rrëshenit, një i vdekur dhe disa të plagosur

20:03 | 21/11/2025
Më 28 dhjetor zgjedhjet/ KQZ miraton afatet, 12 ditë fushatë elektorale në Kosovë

Më 28 dhjetor zgjedhjet/ KQZ miraton afatet, 12 ditë fushatë elektorale në Kosovë

19:43 | 21/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com