Nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë “Mosha Pijade”, në Tetovë, kanë bërë një gjest i cili për hir të së vërtetës të përlot.
Në shenjë solidarizimi ata kanë shpalosur flamurin shqiptar duke realizuar një video mbresëlënëse që është bërë virale.
“Dita e Flamurit të gjeti të lëkundur mirëpo jo të mposhtur, e jona Shqipëri! Na bashkoi të gjithë shqiptarëve anë e mbanë ngaqë dhimbja yte është edhe dhimbja jonë.
Në këtë ditë të errët Nëntori, mes dhimbjesh e lutjesh, ne nxënësit e shkollës së mesme Medicinale bashkëndjejmë dhimbjen me ty! Mbahu Shqipëri, mbahu, se nuk thyhesh dot Ti”, janë këto vargjet prekëse të shkruara nga nxënësit e shkollës në fjalë.