Lëkundjet e sotme kanë shkaktuar dëmë të mëdha edhe në qytetin e Tiranës. Fotoja e mëposhtme është shkrepur pranë Drejtorisë së Policisë. Një pjesë anësore e katit të dytë të pallatit është shembur dhe ka rënë në trotuar. Ndërsa te pallatet afër Kthesës së Kamzës është shembur një ballkon. Nga të dy vend ngjarjet fatmirësisht nuk ka persona të dëmtuar.