Ideja për marrëveshjen “mini-Shengen” ka ardhur nga Bashkimi Evropian. Kështu ka deklaruar diplomati austriak Wolfgang Petrich.
Sipas tij, vendimi i Francës për të refuzuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është e dëmshme jo vetëm për BE-në, por për të gjithë Ballkanin. Ndërsa qartësoi se ky vendim ka kontribuuar në përshpejtimin e idesë së “mini-Shengenit”.
“Është gjithmonë e vështirë të argumentohet nëse “B” do të kishte ndodhur po të mos kishte ndodhur “A”. Por sipas mendimit tim, tani është e qartë për vendet e Ballkanit Perëndimor që BE nuk do t’i zgjidhë problemet e tyre në një afat të shkurtër.
DW: Në Kosovë kundërshtohet ashpër “mini-Shengeni ballkanik”
Po aq e keqe sa vendimi i presidentit Macron është të bllokohet hapja e negociatave me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, mbase përfitimi i vetëm është që koha e transformimit ka kaluar. BE nuk po pretendon që së shpejti do të anëtarësohen vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor nuk mund të pretendojnë se me anëtarësimin në BE do t’i zgjidhnin problemet e tyre”, ka thënë Petrich në një intervistë dhënë për portalin serb në Kosovë “Kosovo Online”.
Ndërkohë, diplomati nënvizoi se kjo marrëveshje duhet t’i ndihmojë shtetet që të mbështesin njëra-tjetrën, dhe t’i zgjidhin vetë problemet mes tye.