Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për Safet Bajrin, Ilir Bajrin, Behar Bajrin, Asmer Bilalin dhe Ismet Idrizin. Për infermieren Jorida Murati është vendosur “Arrest shtëpie”.
Ndërkohë, për Senad Hallunin, Florine Hoxha dhe Mira Nikaj është caktuar masa “detyrim paraqitje”.
Avokati mbrojtës i grupit kriminal “Bajri”, Arbër Hoxha tha se pretendimet e ngritura për akuza të reja ndaj klientëve të tij nuk janë gjë tjetër, por ngjajnë më tepër me një flluskë sapuni.
“S’kam fjet tan natën. Kanë ra brenda”, si e reja pagoi për llogari të Bajrajve
“Është e gjitha një flluskë sapuni dhe gjykata për Krimet e Rënda e di po aq mirë që do do të plasë në momentin e parë që çështja do gjykohet në themel. Jo vetëm që nuk janë akuza të reja por janë shkaqet për të cilat është dhënë vendimi i masës së sigurimit në shtator të 2018, e pasi u shua kjo u nxor masa e re për ta zgjatur afatin e hetimeve dhe që të dyshuarit të qëndrojnë në burg”, tha ai.
Gjatë seancës së sotme për verifikimin e masave të sigurisë, Behar Bajri dhe Safet Rustemi deklaruan se akuzat ndaj tyre janë të sajuara.
“Duan të na mbajnë në burg me çdo kusht. Janë akuza të sajuara, gjithçka e kemi nga Anton Martini”, mësohet të kenë dëshmuar ata.