Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, mbetet një ndër emrat më të njohur të momentit. Por së fundmi rreth saj është bërë i ditur një lajm që i ka lumturuar të gjithë.
Burime për “News31” kanë njoftuar se Eleni është e ftuara speciale, në një prej datave 19 ose 20 Dhjetor, në festivalin e këngës në RTSH. Festivali do të rikthejë në skenë emra të njohur të muzikës, dhe të gjithë do të konkurojnë për çmimin e parë që do t’i çojë në Eurovizion.
Vitin që shkoi, Eleni përfaqësoi Qipron në Eurovizion. Ajo arriti të renditet në vendin e dytë.