Shkëlzen Hasanpapaj është dënuar me 10 vjet heqje lirie nga Gjykata e Elbasanit. Ai ishte i akuzuar si personi që qëlloi ndaj Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës. Këta dy të fundit janë të njohur si anëtarë të grupit “Çapja”. Ngjarje kjo e e ndodhur në vitin 2016, në Elbasan.
Akuza e ngritur ndaj tij nga Prokuroria ka qenë “Vrasje me paramendim ndaj një ose më shume personave” e mbetur në tentative dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit”.
Nga breshëria ndaj Çapjes mbeti i plagosur Bledar Muça, i cili ishte në makinë me Çapjan, në momentin që ka ndodhur ngjarja.
Për më tepër, breshëria e pa kontrolluar ka plagosur në këmbë rastësisht edhe një efektive e policisë, kalimtare rastësore.
Hasanpapaj u arrestua nga autoritete hollandeze dhe u ekstradua në Tiranë.
Deri tani, pavarësisht dënimit dhe provave të ADN-së,Hasanpapaj nuk i ka pranuar për asnjë moment të vetëm akuzat
“Komplot për të fshehur trafikantët”/ Çekaj dëshmon në gjyq: Nuk jam aq i zgjuar