Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Votomëni mua, dhe nuk do të paguani më taksa

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Votomëni mua, dhe nuk do të paguani më taksa

Nga Artur Ajazi

Kryetari demokratëve qëndrestarë të Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka nisur turin e tij në katundet e vendit, me parrullën e njohur të propogandës së partisë tij në vitet 2005-2013 “më votoni mua, dhe nuk do të paguani taksa”. Kudo ka vajtur Lulzim Basha, këdo ka takuar nga Bilishti në Blinisht, dhe nga Divjaka në Lezhë, ka preferuar të dëgjojë më shumë “fermerë” dhe më pak “biznesmenë” duke u shpalosur atyre një prej “pikave të forta” të programit të pashpallur të PD që është “ulja drastike e taksave dhe deri heqja e tyre”.

Tek e dëgjon kreun e PD në fushatën e tij në katundet e vendit, që flet për nxitjen e informalitetit në këmbim të votës, mëndja të shkon tek KOP-i, struktura më informale e ngritur ndonjëherë në ndonjë parti politike në Shqipëri dhe jo vetëm. Duke i joshur fermerët (të paktën kështu deklarojnë se janë ata që flasin para tij) me “heqje taksash, me investime dhe kredi me zero interes” apo edhe me “100 milion euro në vit nga qeveria ime për ju” duket se Lulzim Basha po ngatërron jo vetëm vehten e tij me llogari të tilla, por edhe gjithë dynjanë.

Të mbledhur buzë ndonjë sere me domate, apo pranë ndonjë ferme moderne, “fermerët” e Lulzimit shpesh habiten dhe shprehin mëdyshjen e tyre, për nismën më të fundit të kryetarit të PD lidhur me “uljen drastike dhe heqjen e taksave sapo të vijmë në pushtet”. Kjo për faktin se atyre u duket e largët shumë dita, kur PD e sotme mund të vijë në pushtet, për 1001 arsye. Mes atyre që Lulzimi ka ftuar në takimet e tij në katundet e vendit, ka shumë që merren me aktivitete të ndryshme private, që kanë lokale, linja prodhimi, etj.

Kaq mjafton që kryetari PD të nisë nga pyetjet “sa të vjen fatura e energjisë, po e ujit, sa të vinte në kohën kur qeverisnin ne, e shikon kjo është qeverisja e Ramës”. Por më gallatë është kur Lulzimi mëson nga vetë protagonistët e takimeve se “deri në 2013 ne nuk paguanim energjinë dhe ujin”, dhe pas kësaj biseda merr tjetër rrugë, duke i dhënë shkas kryetarit të PD të premtojë “si burrat, uljen drastike të taksave, deri heqjen e tyre, dhe kjo pas marrjes së pushtetit”.

Pra kemi një kryetar partie, që dikur kishte pushtet, që dikur e zhgënjeu popullin me propogandën e tij mashtruese, që dikur u përfol për qeverisjen korruptive 8-vjeçare dhe pastaj largimin me votën e 1 milion shqiptarëve, që ka nisur rrugëtimin katundeve të Shqipërisë, duke premtuar sërish rikthimin e informalitetit.

Duke synuar t’i prishë mëndjen shqiptarëve me profka të tilla si “ulja dhe zerimi taksave” ndoshta Lulzim Basha ka harruar se në këtë vend prej 6 vitesh funksionon shteti ligjor, se në këtë vend prej 6 vitesh paguhen rregullisht energjia, uji i pijshëm, taksat dhe tatimet e çdo biznesi, se në këtë vend prej 6 vitesh nuk ndërtohet më asgjë pa leje në tokë me pronar, se në këtë vend prej 6 vitesh nuk mund të punosh dhe jetosh në të zezë, etj, etj.

Ndaj “ulja drastike e taksave apo dhe heqja e tyre” mbeten premtime të vjetra, ndoshta sa mosha e Doktorit, ndaj Lulzimin nuk e besojnë më as fermerët e katundeve, edhe pse bëjnë sikur “qajnë” hallet me hallexhiun e pushtetit. Nuk merret vota e shqiptarëve, duke u premtuar rikthimin e informalitetit, por duke u treguar atyre rrugë të reja zhvillimi përmes zbatimit të ligjit, dhe jo shkeljes së tij.

Tags: Artur Ajazi

TË LIDHURA

Mafia shqiptare nuk ka lidhje me atentatin ndaj kandidatit për president në Kolumbi; ja si veproi i riu që qëlloi më 7 qershor.
Aktualitet

Mafia shqiptare nuk ka lidhje me atentatin ndaj kandidatit për president në Kolumbi; ja si veproi i riu që qëlloi më 7 qershor.

17:54 | 12/06/2025
Elbasani në qendër të betejës – KAS vendos për fatin e zgjedhjeve
Aktualitet

Elbasani në qendër të betejës – KAS vendos për fatin e zgjedhjeve

16:45 | 12/06/2025
Aksident ajror në Indi me mbi 200 viktima – Presidenti Begaj shpreh ngushëllime
Aktualitet

Aksident ajror në Indi me mbi 200 viktima – Presidenti Begaj shpreh ngushëllime

16:29 | 12/06/2025
Next Post
“Më grisi rrobat”, biznesmenia tregon si u rrah barbarisht nga nipi i burrit

“Më grisi rrobat”, biznesmenia tregon si u rrah barbarisht nga nipi i burrit

“Sinjale të pastra dialogu”, Gjiknuri flet pas konferencës së OSBE-së

Reforma zgjedhore/ Gjiknuri: PD të vijë me propozime konkrete

‘Muzikë dhe valle’. Ndizen dritat e festave nëpër sheshe. Tirana në festë

‘Muzikë dhe valle’. Ndizen dritat e festave nëpër sheshe. Tirana në festë

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Mafia shqiptare nuk ka lidhje me atentatin ndaj kandidatit për president në Kolumbi; ja si veproi i riu që qëlloi më 7 qershor.
Aktualitet

Mafia shqiptare nuk ka lidhje me atentatin ndaj kandidatit për president në Kolumbi; ja si veproi i riu që qëlloi më 7 qershor.

by mirseda
17:54 | 12/06/2025
0

Si pjesë e hetimeve që po kryen Zyra e Prokurorit për sulmin ndaj Miguel Uribe Turbay më...

Rinovim i rëndësishëm te Juventusi, mbrojtësi nënshkruan kontratën e re

Rinovim i rëndësishëm te Juventusi, mbrojtësi nënshkruan kontratën e re

17:48 | 12/06/2025
Flasin ekspertët! Ja pse u rrëzua avioni me 242 persona

Flasin ekspertët! Ja pse u rrëzua avioni me 242 persona

17:33 | 12/06/2025
Goditet banda shqiptare në Itali, arrestohen 12 persona, sekuestrohen 423 kg drogë

Goditet banda shqiptare në Itali, arrestohen 12 persona, sekuestrohen 423 kg drogë

17:14 | 12/06/2025
Mrekulli në Indi: Pasagjeri në sediljen 11A i mbijeton aksidentit ajror

Mrekulli në Indi: Pasagjeri në sediljen 11A i mbijeton aksidentit ajror

17:12 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com