Një tjetër lëvizje pritet nga një moderator në ekranet shqiptare. Moderatori i emisionit të mëngjesit në “Report tv”, Alban Musa, ka folur për largimin e tij nga ky ekran.
I ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit” në “RTV Ora”, ai tregoi se ndonëse nuk e ka marrë ende vendimin përfundimtar, mund të jetë ky sezoni i fundit në emisionin që drejton prej tri vitesh.
Moderatori shprehet se nuk ka më çfarë të jap në atë program.
“Unë mendoj, prandaj po hezitoj për të dhënë një përgjigje që programi që unë bëj tashmë prej tre vitesh, kam përshtypjen që ky do jetë sezoni i fundit që do ta bëj këtë program që kam. E kam ezauruar atë ç’ka unë dua të jap tek ai program. Nuk e kam marrë akoma vendimin, kam përshtypjen se ky do jetë sezoni i fundit aty”, u shpreh Musa.