Një 77-vjeçare nga Pogradeci është përplasur këtë pasdite nga një makinë auto-ambulance.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 në Pogradec, ndërsa policia ka arrestuar shoferin e mjetit Ll.P., 62 vjeç, banues në Korçë. Mësohet se e moshuara është transportuar në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Pogradec
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Ll.P., 62 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në lagjen nr.1 Pogradec, në vendin e quajtur “Ish-Banka”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” (autoambulancë) ka aksidentuar shtetasen K.P., 77 vjeçe, banuese në Pogradec, këmbësore në rrugë, e cila u transportua në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.