Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Jep dorëheqjen shefi i Shërbimit Sekret të Kosovës

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Jep dorëheqjen shefi i Shërbimit Sekret të Kosovës

Drejtori shumëvjeçar i Policisë së Kosovës e tash së fundmi edhe i Agjencisë së Inteligjencës, Shpend Maxhuni, ka vendosur që të mos e presë në zyrën e tij zgjedhjen e Albin Kurtit në postin e kryeministrit.

Ai sot ka dhënë dorëheqje të befasishme nga pozita që mbante, duke u hapur kështu rrugë ndryshimeve rrënjësore në fushën e sigurisë, gjë e cila deri më sot kontrollohej plotësisht nga presidenti Thaçi.

Mbetet të shihet cili do të jetë tash reagimi i atij të cilin VV-ja e cilëson si “lepur”, Aleksandër Lumezi, kryeprokurori i Shtetit.

Shpend Maxhuni sa ishte drejtor i Policisë është akuzuar vazhdimisht nga Vetëvendosja për dhunë ndaj aktivistëve, për vjedhjen në dhomën e dëshmive, madje edhe për lidhje familjare me regjimin serb.

Kurse, kur ai erdhi në postin e shefit të AKI-së, Vetëvendosja e akuzoi për lidhje direkte me presidentin Thaçi dhe shkelje të rënda në rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq.

Si rrjedhojë e kësaj historie, duket se Maxhuni ka vendosur ta lëshojë zyrën dhe të mos jetë aty ditën kur Albin Kurti të votohet në Kuvend, si kryeministër i Kosovës.

Dorëheqja e Maxhunit u konfirmua nga kryeministri në detyrë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Kam pranuar dorëheqjen e drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare”, shkruan kryeministri.

“Z. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë”.

Haradinaj çmon kontributin e deritashëm të Maxhunit në krye të AKI-së, për ç’gjë ai edhe e ka dekoruar atë.

“Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe Institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skënderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut”, thuhet në postim.

“Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pandalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë.

Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjerë”, përfundon postimi i Kryeministrit.

Fitorja e Vetëvendosjes duket se ka shkaktuar dridhje në hierarkinë e lartë të organeve të sigurisë, meqenëse kjo parti kryetemë të fushatës i ka pasur pikërisht udhëheqësit e këtyre institucioneve.

Mbetet të shihet se çfarë do të bëjë ditëve të ardhshme Aleksandër Lumezi, kryeprokurori i Shtetit, i cili njëherësh është mik i ngushtë i Shpend Maxhunit. /Express

Tags: doreheqjekosovesekretshef

TË LIDHURA

Tentoi të hynte në Shqipëri me një hark dhe 21 shigjeta, kapet në doganën greke i huaji
Rajoni

Tentoi të hynte në Shqipëri me një hark dhe 21 shigjeta, kapet në doganën greke i huaji

14:24 | 14/10/2025
Të riut shqiptar i gjendet kokaina me vlerë 16 mln euro në shtëpi
Rajoni

Të riut shqiptar i gjendet kokaina me vlerë 16 mln euro në shtëpi

14:50 | 13/10/2025
Dronët për Kosovën hijezojnë ‘epokën e artë’ mes Serbisë dhe Turqisë
Kosovo

Dronët për Kosovën hijezojnë ‘epokën e artë’ mes Serbisë dhe Turqisë

14:29 | 10/10/2025
Next Post
Të na marrin të keqen të gjitha së bashku, Camorra, Cosa Nostra dhe Ndrangheta

Të na marrin të keqen të gjitha së bashku, Camorra, Cosa Nostra dhe Ndrangheta

Meta jep njoftimin: Në nëntor do të shpall këtë nismë

Meta dekreton dy ligje të miratuara nga Kuvendi

A ka ndёrhyrё Rusia pёr Brexit-in

A ka ndёrhyrё Rusia pёr Brexit-in







JU REKOMANDOJMË

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025




TË FUNDIT

Të armatosur në lokal dhe kundërshtuan policinë, a po përgatitej atentat?
Aktualitet

Të armatosur në lokal dhe kundërshtuan policinë, a po përgatitej atentat?

by mirseda
15:00 | 14/10/2025
0

Kur policia ka mbërritur, brenda në lokal gjetur 14 persona, mes tyre një 17-vjeçar, të cilët janë...

Pogradec/ Qëlluan me armë drejt banesës, arrestohen dy 16-vjeçarët

Pogradec/ Qëlluan me armë drejt banesës, arrestohen dy 16-vjeçarët

14:53 | 14/10/2025
Punime në aksin Vorë-Ura e Dajlanit/ Bllokohet përkohësisht qarkullimi drejt Durrësit

Kaosi me trafikun, ndërpriten punimet për aksin Vorë-Ura e Dajlanit!

14:49 | 14/10/2025
Rrëzohet nga lartësia një punëtor në Sauk të Ri, vihen nën hetim dy inxhinierë

Rrëzohet nga lartësia një punëtor në Sauk të Ri, vihen nën hetim dy inxhinierë

14:44 | 14/10/2025
OBSH ngre alarmin për tre shurupet e kollës të prodhuara në Indi pas vdekjeve së fëmijëve

OBSH ngre alarmin për tre shurupet e kollës të prodhuara në Indi pas vdekjeve së fëmijëve

14:41 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com