Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Macron dhe Xi: Marrëveshje prej miliarda dollarësh si angazhim për tregtinë

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Presidenti i Francës Macron dhe Presidenti i Kinës Xi kanë njoftuar një marrëveshje të re tregtare me vlerë 13,5 miliardë euro. Macron dhe Xi shprehën njëkohësisht mbështetjen për Marrëveshjen e Parisit për Klimën.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Presidenti kinez Xi Jinping deklaruan një bashkëpunim të fortë shumëpalësh dhe rritjen e tregtisë së lirë.

“Kina dhe Evropa janë të të njëjtit mendim, se një luftë tregtare sjell vetëm humbës”, tha Macroni gjatë një vizite në Pekin.

Prioriteti tani është zhvillimi i qasjeve të reja në treg dhe i partneriteteve midis kompanive.

Prandaj të dyja vendet nënshkruan marrëveshje të reja tregtare me vlerë 13.5 miliardë euro (15 miliardë dollarë amerikanë).

Në veçanti dokumenti në fjalë mbulon transportin ajror, financat dhe mjedisin. Kina dhe Franca shpresojnë që marrëveshja të forcojë bashkëpunimin në prodhimin e avionëve dhe të helikopterëve.

Sinjal demonstrativ kundër SHBA

Vizita e Macronit në Kinë mund të merret edhe si sinjal për të zbutur tensionet e vazhdueshme që mbizotërojnë në ekonominë botërore dhe në tregti, veçanërisht në lidhje me luftën tregtare midis Uashingtonit dhe Pekinit, por edhe për shkak të presionit në rritje mbi Kinën nga BE.

BE e kritikon udhëheqjen në Pekin se pavarësisht nga premtimet e mëdha për reforma i diskriminon sipërmarrjet evropiane.

Por nuk u fol vetëm për bashkëpunimin ekonomik.

Macron gjithashtu foli edhe për probleme te liritë bazë dhe tek të drejtat e njeriut, veçanërisht në lidhje me protestat e vazhdueshme në Hong Kong.

Macron dhe Xi gjithashtu u deklaruan në mbështetje të Marrëveshjes së Klimës së Parisit. Të dy theksuan “mbështetjen e tyre të fortë” për paktin global të vitit 2015.

Marrëveshja e Parisit është e pakthyeshme dhe “një busull për veprime më energjike mbi klimën”, thuhet në një deklaratë për vizitën e Macronit në Kinë.

Paralajmërim për pasojat e ndryshimit të klimës

Në letër, të dy presidentët paralajmërojnë për rrezikun e “humbjes së biodiversitetit”.

Ndryshimi i klimës kërcënon veç kësaj paqen dhe stabilitetin në të gjithë botën.

Këto deklarata janë një sinjal demonstrativ kundër vendimit të SHBA për tërheqjen Nga marrëveshja e Klimës. Uashingtoni e njoftoi zyrtarisht daljen e tij të hënën.

Vendimi u prit me kritika masive në të gjithë botën. Marrëveshja hyri në fuqi para tri vjetësh. /DW

Tags: Macronmarreveshjemiliardatregti

TË LIDHURA

Bota

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet shpejt nëse të dyja palët bëjnë kompromis

20:39 | 04/06/2026
Bota

Katër cisterna iraniane thyejnë bllokadën, transportojnë 7 milionë fuçi naftë përmes Hormuzit

18:11 | 04/06/2026
Bota

Rusia kamuflon mjetet ushtarake me vija si zebra për të ngatërruar dronët ukrainas

16:15 | 04/06/2026
Next Post

Si ra Shqipëria në kanal, bashkë me makinën e Prokurorit   

Fakulteti i Ekonomikut merr masa pas sherrit

Braçe: Berisha po na kërcënon me jetë, Kokoneshi s’e njeh prokurorin







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com