Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Vodafone Albania sjell eksperiencën e parë 5G në Shqipëri

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vodafone Albania sjell eksperiencën e parë 5G në Shqipëri

Vodafone Albania ka shënuar një moment historik për tregun e komunikimeve elektronike, duke qenë operatori i parë që sjell eksperiencën 5G në Shqipëri.

Në një shfaqje shumë të veçantë, Vodafone Albania demonstroi live sesi do të jetë të ngasësh një makinë në të ardhmen. Pjesëmarrësit e shumtë në këtë aktivitet, nga fusha e politikës, biznesit e medias, ishin të parët që dëshmuan dhe përjetuan drejtimin dhe komunikimin e një makine elektrike dhe shoferit, në distancë, nëpërmjet rrjetit 5G ofruar nga Vodafone Albania.

I pranishëm në këtë event, kryeministri Edi Rama ishte i pari që provoi këtë eksperiencë, në fund të së cilës u shpreh se ishte fantastike.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris, shprehu rëndësinë e jashtëzakonshme të këtij eventi:

“Po nisim sot këtë rrugëtim të ri këtu nga Tirana. Lajmi i mirë është se Vodafone, si investitori më i madh dhe i qëndrueshëm në vend, është gjithashtu shumë i angazhuar edhe në këtë rrugëtim. Ajo që po dëshmojmë këtu sot është një projekt pilot, i provuar në shumë pak vende të tjera, duke  e vendosur Shqipërinë në pararojë të këtij rrugëtimi. Jemi të angazhuar jo vetëm të implementojmë 5G-në në Shqipëri, por edhe të ndryshojmë rrënjësisht shërbimet einfrastrukturës fikse, kjo duke filluar me arritjen e marrëveshjes për blerjen e ABCom. Ne shpresojmë që ky event të jetë vetëm pika fillestare e këtij udhëtimi. 5G është një sfidë me të cilën Vodafone është i gatshëm të përballet, duke e vendosur Shqipërinë në pararojë të këtij evolucioni.”

Teknologjia 5G mundëson shpejtësi të lartë interneti dhe reagim deri në 10 herë më shpejt, krahasuar me 4G, që do të thotë se përdorimi i teknologjisë 5G do të hapë siparin e përdorimit të një larmie teknologjish, duke përfshirë, robotikën e kontrolluar në distancë, makinat autonome, zhvillimin e bujqësisë, operacionet kirurgjikale në distancë etj.

Revolucioni i 4-të industrial drejtohet nga sektori i telekomunikacionit dhe Vodafone është angazhuar në implementimin e tij edhe në Shqipëri, njësoj si në vendet e tjera të zhvilluara.

 

Tags: rrjetit 5GshqiperiVodafone Albania

TË LIDHURA

Rama për zjarrin në Tiranë: Pallati do rindërtohet 100% nga ndërtuesi, banorët s’do lihen vetëm
Aktualitet

Rama për zjarrin në Tiranë: Pallati do rindërtohet 100% nga ndërtuesi, banorët s’do lihen vetëm

10:48 | 15/04/2026
Ndotën mjedisin duke djegur kabllo e goma pranë lumit Mat, procedohen 2 persona
Aktualitet

Ndotën mjedisin duke djegur kabllo e goma pranë lumit Mat, procedohen 2 persona

10:46 | 15/04/2026
Nis seanca në GJKKO, mungon Veliaj: Përplasje mes avokatit dhe SPAK për njoftimin
Aktualitet

Nis seanca në GJKKO, mungon Veliaj: Përplasje mes avokatit dhe SPAK për njoftimin

10:27 | 15/04/2026
Next Post
Ndau burrin se rrahu anëtaren e KPK, Elizabeta Imeraj: Nuk më kanë treguar

Ndau burrin se rrahu anëtaren e KPK, Elizabeta Imeraj: Nuk më kanë treguar

Alarm për bombë tek ambasada çeke, Policia e Tiranës rrethon zonën

Alarm për bombë tek ambasada çeke, Policia e Tiranës rrethon zonën

“Martohu, je në fillimet e pleqërisë”/ Anxhela Peristeri ia kthen keq ndjekësit

“Martohu, je në fillimet e pleqërisë”/ Anxhela Peristeri ia kthen keq ndjekësit







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Rama për zjarrin në Tiranë: Pallati do rindërtohet 100% nga ndërtuesi, banorët s’do lihen vetëm
Aktualitet

Rama për zjarrin në Tiranë: Pallati do rindërtohet 100% nga ndërtuesi, banorët s’do lihen vetëm

by mirseda
10:48 | 15/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zjarrin që ra pasditen e së martës në një pallat pranë...

Ndotën mjedisin duke djegur kabllo e goma pranë lumit Mat, procedohen 2 persona

Ndotën mjedisin duke djegur kabllo e goma pranë lumit Mat, procedohen 2 persona

10:46 | 15/04/2026
Nis seanca në GJKKO, mungon Veliaj: Përplasje mes avokatit dhe SPAK për njoftimin

Nis seanca në GJKKO, mungon Veliaj: Përplasje mes avokatit dhe SPAK për njoftimin

10:27 | 15/04/2026
Trump: Bisedimet SHBA–Iran mund të rifillojnë së shpejti, lufta “afër fundit”

Trump: Bisedimet SHBA–Iran mund të rifillojnë së shpejti, lufta “afër fundit”

10:25 | 15/04/2026
Pallati u shkrumbua nga flakët, Koçiu viziton të lënduarit në spital

Pallati u shkrumbua nga flakët, Koçiu viziton të lënduarit në spital

10:10 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com