Ish-zëdhënësja e Sali Berishës, Juela Meçani, ka zbuluar në “Soirée” se gjatë kohës që e ka imituar Julian Deda në “Portokalli”, ajo nuk e kishte përjetuar aspak mirë. Juela Meçani ka diskutuar më të pranishmit në emisionin “Soirée”, lidhur me temën “Vip-at në politikë”, ndërsa nuk ka nguruar që të tregojë hapur se ka qenë një periudhë e vështirë për të.
“Unë u mërzita shumë, dhe ndërkohë kam marr doktorin në telefon dhe i them; ‘doktor, doktor çfarë janë duke bërë, çfarë është kjo?“, ka treguar Juela.
Ajo ka shtuar më tej se Sali Berisha asokohe i kishte thënë që ky imitim ishte një gjë shumë e mirë për të. “Është gjë shumë e mirë, se ku ka dalë zëdhënësja apo zëdhënësi im ndonjëherë në ndonjë rol në “Portokalli”, ka treguar Juela, fjalët e Sali Berishës.