Gazetari Taulant Kopliku u përlot në studion e emisionit “Open”, teksa po diskutonin për rastin prekës të 11-vjeçarit shqiptar, Alvin Berisha, i cili ndodhet i vetëm në kampin sirian Al-Hol.
“Ai fëmijë duhet marrë. I tha i ati ke për të ngrënë ,ai thotë s’kam lekë. Aty duhet të paguash. Imagjinoni ai i jepte zemër të atit”, tha Kopliku.
Kopliku pohoi se Alvini është ndër të vetmit fëmijë që nuk është i shoqëruar. Po ashtu, edhe baba i tij, i cili arriti ta takonte për pak çaste të birin, nuk u lejua të qëndronte, pasi paraqiste rrezik.
“Autoritetet e kampit nuk përgjigjen. Sa i përket lajmeve në media, mbeta i befasuar për alarmin që u bë sepse nuk është në të mirë të sjelljes së djalit në shtëpi.
Në zonën rreth kampit ka pasur luftime. Në brendësi të kampit ka pas tentativa për të çarë rrjetën edhe përplasje mes grupeve brenda kampit. Alvini është ndër të vetmit fëmijë që është i pashoqëruara të paktën disa fëmijë kanë nënë, Babai i Alvinit nuk u lejua të rrinte, paraqiste rrezik, mund të përfundonte shumë keq”, u shpreh gazetari.