Vetëm pak orë pasi publikoi në rrjetet sociale disa mesazhe dashurie, Prokuroria kërkon masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për Marsida Qatjan. Gjykata e Kavajës ende nuk ka dhënë një vendim për Qatjan, por Prokuroria kërkon një masë sigurie ‘detyrim paraqitje’, për shkak se Qatja ka një fëmijë 2 vjeç, ndërkohë që ajo po hetohet për përshtatje të ambienteve për përdorim droge.
Po kështu mësohet se Prokuroria i ka kërkuar Qatjas që të mos prononcohet më në media për ngjarjen, pa u sqaruar situata nga autoritetet shtetërore.
Ngjarja e rëndë u shënua ditë më parë në Kavajë. Një konflikt i armatosur përfundoi me një viktimë, dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja.
Kjo e fundit thirri për ndihmë shtetasin Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi, viktima hapi zjarr duke plagosur policin. Ky i fundit e vrau me armën e shërbimit.
“Unë dhe ti, në përjetësi”, Marsida Qatja jep mesazhin e koduar