Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Ku gaboi Peter Handke me luftën në ish-Jugosllavi!

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Ku gaboi Peter Handke me luftën në ish-Jugosllavi!

Nga Leonid Bershidsky “Bloomberg View”

Çmimi Nobel për Letërsi i vitit 2019, dhënë shkrimtarit austriak, shkaktoi siç mund të parashikohej shumë protesta, si në vendet që kanë qenë pjesë e Jugosllavisë, ashtu edhe nga ana e komunitetit letrar global. Handke konsiderohet gjerësisht si një avokat i ish-diktatorit jugosllav, Slobodan Millosheviç.

Por unë mendoj se vendimi i Akademisë Suedeze, meriton një reagim më të nuancuar sesa thjesht indinjata. Së pari, Millosheviçi ishte një diktator që i kishte njollosur duart e tij me gjak. Shkrimet e Handkes për të, dhe për atë që ndodhi gjatë luftërave jugosllave të viteve 1990, siç është një artikull në të përditshmen franceze “Liberation”, tentuan të krijonin një ekuilibër midis krimeve të luftës nga serbët e udhëhequr nga Millosheviçi, dhe krimeve të armiqve të tyre, kryesisht kroatë dhe myslimanë.

Kjo ishte një qasje thellësisht e gabuar, pasi secili krim lufte, qëndron i vetëm në monstruozitetin e tij. Gjykatat ndërkombëtare nuk bëjnë krahasime mes krimeve gjatë gjykimit, por vendosin për secilin rast veç e veç. Megjithatë duhen eksploruar arsyet që e çuan Handken, një nga shkrimtarët më të vlerësuar në gjuhën gjermane, të merrte pjesë në funeralin e Millosheviçit në vitin 2006, ku ai mbajti edhe një fjalim të shkurtër (nga i cili nuk ka mbijetuar asnjë material video apo audio).

Një nga temat e përsëritura në veprën e Handkes, është pamjaftueshmëria e gjuhës si një instrument komunikimi. Beschreibungsimpotenz – pafuqia e përshkrimit – është një nga termat e tij të preferuara. Ai duket se e sheh veprën e tij, si një përpjekje për të gjetur mënyra më të sakta për të përshkruar përvojat jetësore, sesa ato që përdorin zakonisht njerëzit.

Siç është shprehur dikur: “Unë nuk kam ndonjë ideologji, botëkuptim, dhe as ndonjë mesazh të vërtetë për të komunikuar. Mesazhi im qëndron në ndryshimin e fjalive, në mënyrë që unë të përpiqem të ripunoj mbi përvojat e mia të pafjala me një lloj natyre të dytë”.

Reagimet e Handkes mbi luftërat Jugosllave, vijnë pjesërisht për shkak të “acarimit” të tij në lidhje me gjuhën e ngarkuar të përdorur nga gazetarët dhe intelektualët publikë, për t’i përshkruar ato. Ai shkruan kështu ndër të tjera në artikullin e tij në “Liberation”: Le ta dëgjojmë më në fund njëri-tjetrin, në vend se të bërtasim dhe lehim secili në dy kampe armike. Por, le të mos i tolerojmë më qeniet (?), shpirtrat e këqij (?), që në problemin jugosllav, vazhdojnë të përdorin fjalë të ashpra si “revizionizëm”, “aparteid”, “Hitler”, “diktaturë e përgjakshme” etj.

Dikush mund të shohë tek ky “acarim”, një synim cinik të ekuivalencës morale, për të jusfitikuar ambicien e Serbisë për të mbajtur nën kontroll gjithë territorin e ish-Jugosllavisë. Handkes i pëlqente shteti i madh federal Jugosllav. E ëma e tij ishte sllovene, dhe ai e shkroi romanin e tij të parë në ishullin kroat Krk, kur federata ishte ende më këmbë, dhe që ai do të donte të mbetej përherë ashtu.

Por, unë mendoj se ka shumë gjasa që Handke të ketë kërkuar një mënyrë për të ndryshuar gjuhën, për të zëvendësuar “fjalët prej plumbi”, për hir të një përshkrimi më të mirë dhe më të saktë. Vetë Handke i shihte gjërat në atë mënyrë, dhe ndonjëherë pyeste veten nëse kjo mund të funksiononte.

Ai shkroi në librin e tij mbi Serbinë ”Një udhëtim nëpër lumenj:Drejtësi për Serbinë”:”Po, me secilën fjali, edhe unë e kam pyetur veten time, nëse një shkrim i tillë është i turpshëm, nëse ai duhet të ndalohet, dhe kjo e bëri udhëtimin tim me aventuresk, dhe në një aspekt tjetër të rrezikshëm, shpeshherë shumë dëshpërues (më besoni)”.

Udhëtimi që ndërmori Handke, ishte një nga përpjekjet e tij për të de-konfliktuar gjuhën, për ta nxjerrë urrejtjen jashtë saj. Kështu, kuptimet mund të bëhen më transparente dhe më të barabarta me përvojat themelore. Ai numëroi në krah të vetes edhe shkrimtarët e tjerë, madje edhe ata me të cilët nuk binte dakord.

Në artikullin e tij të vitit 2012, “Peter Handke dhe gjuha e luftës”, Skot Ebot kujton se kur një tjetër fitues i çmimit Nobel në letërsi, Gynter Gras, mbështeti ndërhyrjen e NATO-s në Jugosllavi, serbët nisën një fushatë kombëtare, për të mbledhur librat e Gras kudo që gjendeshin, dhe për t’ja rikthyer shkrimtarit gjerman.

Handke i nxiti serbët të rishikonin vendimin e tyre, dhe të vazhdonin ta lexonin Gras, edhe nëse ishin kundër qëndrimit të tij politik. Megjithatë, përpjekja për de-konfliktualizimin e gjuhës nga ana e Handkes, është kryesisht e dështuar. Kryeministri shqiptar Edi Rama, vetë një artist, denoncoi javën e kaluar në rrjetet sociale “paturpësinë” e dhënies së çmimit Nobel Peter Handkes, duke theksuar si ai vendim i ndillte krupën.

Si publicist, edhe unë e njoh shumë mirë këtë lloj dështimi. Pasi kam dështuar shpesh, dhe po në këtë mënyrë. Kur përpiqesh të hidhesh poshtë një narrativë, të dëgjosh të dyja palët, të gjesh fjalë neutrale por të sakta për çështje me shumë ngarkesë emocionale, polarizuese, përfundon  duke qenë miku i askujt.

Dhe mbi të gjitha ndodh që shpesh të mungon e vërteta, e cila shpesh e zezë ose e bardhë. Në gazetari, asnjanësia është një mjet i domosdoshëm, por edhe një kurth. Por në letërsi, ku ka më shumë hapësirë ​​në dispozicion, dhe lexues më të kultivuar, duhet të jetë i mundur shndërrimi i neutralitetit në këndvështrime të ndryshme, për të paraqitur një tablo më komplekse.

Të paktën Handke u përpoq atje ku shumë të tjerë do të kishin hequr dorë nga frika, se aftësia e tyre për të marrë çmime letrare do të ishte shumë e dobët, pa pasur brenda faktorin polemikë./ TIRANA TODAY

Tags: cmimi Nobelgaboiish-JugosllaviLuftënPeter Handke

TË LIDHURA

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme
Bota

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme

22:39 | 07/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë
Bota

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte
Bota

Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

21:45 | 07/04/2026
Next Post
Tronditëse/ Plas grushti mes dasmorëve, godasin me karrige njëri-tjetrin (VIDEO)

Tronditëse/ Plas grushti mes dasmorëve, godasin me karrige njëri-tjetrin (VIDEO)

Mata Hari/ Hyri në histori si super-agjente, por nuk ishte aspak e tillë

Mata Hari/ Hyri në histori si super-agjente, por nuk ishte aspak e tillë

Incidenti në Shkodër/ Rudina Hajdari: Goditje nën brez, dihet nga kush

“Larguan Rudina Hajdarin”/ Gjuzi: Ruçi tenton të na përçajë, ajo është zonjë e nderuar







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme
Bota

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme

by mirseda
22:39 | 07/04/2026
0

Papa Leoni tha këtë të martë, 7 prill, tha se kërcënimet ndaj popullsisë së Iranit janë “të...

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

21:45 | 07/04/2026
Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

21:43 | 07/04/2026
Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

21:32 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com