Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Nuk duam të hakmerremi”, kushërira e viktimës në Kavajë: Dritanin e kishte të dashur, shkonte tek shtëpia e tij

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Nuk duam të hakmerremi”, kushërira e viktimës në Kavajë: Dritanin e kishte të dashur, shkonte tek shtëpia e tij

Një ngjarje me plot kontradikta është ajo e Kavajës. Në shtëpinë e Marsida Qatjas mbeti i vdekur Dritan Haxholli, dhe u plagos rëndë Bledar Toçi, pas një përplasje me armë mes tyre. Irida Koçi, kushërira e parë e Dritan Haxhollit, ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike deklaratat e dhëna më herët nga Marsida, se me viktimën nuk ka pasur raport dashurie.

Irida shprehet në një intervistë për “Report TV” se Marsida shkonte shpesh në shtëpinë e të ndjerit. Ajo ka thënë më tej se Marsida ka qenë kontradiktore, e ndërsa i ka kërkuar që të thotë të vërtetën. “Po ta kërkoj si nënë, ti duhet të shkosh në prokurori dhe të tregosh të vërtetën”, ka thënë më tej ajo.

Pjesë nga intervista:

Çfarë e keni Dritan Haxhollin?

Unë nuk jetoj në Shqipëri, por në Itali. Por kam që dje që po ndjek lajmet dhe intervistat e vajzës që nuk e njoh, dhe nuk kam asgjë kundër saj, por vura re është shumë kontradiktore.

Ju si e mësuat ngjarjen?

Më lajmëroi mamaja që jeton në Itali, dhe u informova më pas përmes medias.

Me kushëririn tuaj kishit kontakte?

Jo nuk kam pasur kontakte drejtpërdrejt me Dritanin prej shumë vitesh, por merrja informacione nga motra e tij dhe halla.

Po keni pasur informacione për lidhjen e tyre?

Nga informacionet që kam pasur, Marsida ishte ish-e dashura e tij.

Pra e kanë pasur një lidhje?

Po, një lidhje sentimentale dhe e di informacionin nga mamja e Dritanit, që Marsida shkonte shpesh herë te shtëpia e Dritanit. Pra nuk është ashtu sikur e ka deklaruar ajo. Unë i shkrova edhe në Facebook, dhe më është përgjigjur që e kisha thjeshtë shok dhe kaq.

Prej sa kohësh ishte të lidhur, dhe a vijonin të ishin bashkë?

Jo! Kohët e fundit, nuk dua të gaboj, por di që kanë pasur një histori bashkë.

Me kë jetonte Dritani?

Ai jetonte me nënën e vet. Por nga ajo që unë di, ai shkonte gati çdo natë te shtëpia e këtij personi, Marsidës, kjo është e sigurt 1 milion për qind, kishin një raport sentimental bashkë dhe gjëra të tjera që nuk mund ti them në këtë momente.

Marsida përmendi një ngjarje në Greqi, apo një vajzë që ka pasur probleme në Kavajë Dritani?

Jo, nuk e di. Di që ka qenë dënuar në Greqi, por pse nuk e di.

Familjarët e Dritanit si po e përjetojnë këtë ngjarje?

Është një ngjarje që prek këdo (qan), nuk është e drejtë të humbësh jetën në moshën 40-vjeçare, pavarësisht…

E kuptoj gjendjen tuaj emocionale, por po në lidhje me efektivin e burgjeve, ata njiheshin me Bledarin?

Jo, nuk kam asnjë lloj informacioni, pasi kam vetëm informata nga familja dhe nuk kisha raport të drejtpërdrejt me Dritanin.

Çfarë mund të ketë ndodhur atë natë?

Këtë nuk e di, dhe nuk mund ta imagjinoj, por mendoj se do të kenë qenë të gjithë në një status…Marsida ishte shumë kontradiktore. Marsida nëse je duke më dëgjuar thuaj të vërtetën, nuk duam të hakmerremi, por duam të vërtetën që të dalë. Po ta kërkoj si nënë, ti duhet të shkosh në prokurori dhe të tregosh të vërtetën. Është gjëja më e thjeshtë, pasi personi nuk mund të përgjigjet. Gjithsecili mund të japë informata edhe të rreme, pasi personi nuk jeton më.

Kjo ngjarje në Shqipëri ka marrë vëmendje të madhe, keni një apel për drejtësinë?

Unë i vetmi apel që i bëj është Marsidës, trego të vërtetën si ka rrjedhur ngjarja, e di vetëm ti, ti e di, nuk e di kë po mbron apo çfarë po mbron, dakord Marsida! Duhet të tregosh të vërtetën.

 

Tags: Dritan Haxhollikavajëmarsida

TË LIDHURA

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë
Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

20:43 | 13/01/2026
Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale
Politikë

Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

20:23 | 13/01/2026
Berisha: “Piramidat gabim, populli na ndëshkoi.”
Politikë

Berisha: “Piramidat gabim, populli na ndëshkoi.”

18:30 | 13/01/2026
Next Post
Specialistë të Inspektoratit Qendror trajnuan rreth 100 inspektorë të bashkive të qarkut të Gjirokastrës

Specialistë të Inspektoratit Qendror trajnuan rreth 100 inspektorë të bashkive të qarkut të Gjirokastrës

“Pse nuk vdiqa edhe unë”/ Dëshmia e policit të plagosur në banesën e Marsida Qatjas

“Pse nuk vdiqa edhe unë”/ Dëshmia e policit të plagosur në banesën e Marsida Qatjas

Keni bërë plane për të dielën? Ja sa do variojnë temperaturat

Keni bërë plane për të dielën? Ja sa do variojnë temperaturat







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Kristi përplaset me Brikenën; ajo: “Nuk mund të më manipulojë”. Mateo: “Nuk e përdor për show”
Showbizz

Kristi përplaset me Brikenën; ajo: “Nuk mund të më manipulojë”. Mateo: “Nuk e përdor për show”

by mirseda
22:56 | 13/01/2026
0

Pas diskutimeve për raportin e Mateos me Brikenën, kristi ka debatuar me banoren duke u shprehur se...

Keisi: Miri porosiste lule për dashnoret, banorja: “Turp të kesh”.

Keisi: Miri porosiste lule për dashnoret, banorja: “Turp të kesh”.

22:14 | 13/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

20:43 | 13/01/2026
Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

20:23 | 13/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com