Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Në shtëpi piva kokainë, djalin po e vija në gjumë”, zbardhet dëshmia e Marsidës në polici

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Në shtëpi piva kokainë, djalin po e vija në gjumë”, zbardhet dëshmia e Marsidës në polici

“Shqiptarja.com” publikon ekskluzivisht dëshminë e plotë që Marsida Qatja ka dhënë para Oficerit Gjyqësor ku rrëfen gjithçka ndodhi brenda apartamentit të saj të enjten pas mesnate. 30-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, thotë se Dritan Haxholli, që mbeti i vdekur, e ka ngacmuar vazhdimisht dhe se muajin e fundit i shkonte çdo natë poshtë shtëpisë dhe i kërkonte të kryente marrëdhënie intime me të.

“Pavarësisht insistimit të Dritanit, unë e kam refuzuar atë. Kohët e fundit, prej rreth një muaji, Dritani është bërë më shumë i bezdisur ndaj meje, duke më ngacmuar gjithmonë. Dritani pothuajse përditë, rreth orës 23:00 ka ardhur pranë banesës sime duke këmbëngulur që të më takonte dhe që unë ta pranoja atë”, tregon Qatja, teksa shton se më tej ka njoftuar Bledar Toçin, shef i sigurisë në burgun e Durrësit i cili edhe pse mbeti i plagosur me një plumb në qafë nga Haxholli, është në masë arresti për vrasjen e 41-vjeçarit.

“Pasi e mësoi këtë fakt, Bledari më tha: “Pse nuk më ke thënë më parë, se këtë punë e rregulloj unë” dhe u shpreh duke thënë se sonte do të rrinte vërdallë afër shtëpisë sime. Rreth orës 22:30 Bledari ka ardhur te shtëpia ime, u fut brenda në shtëpi, qëndroi në shtëpi së bashku me mua për rreth 15 minuta dhe doli nga shtëpia dhe më tha “mos u mërzit se do të kthehem përsëri. Desha të theksoj se në momentet që te shtëpia ime ka ardhur Bledari, së bashku me mua në shtëpinë time ka qenë edhe Xhuljo Biturku, të cilin e kam fqinj dhe rri thuajse çdo ditë me mua. Pas pak çastesh që unë isha duke ndenjur në shtëpi së bashku me Bledarin dhe me Xhuljon, te dritarja ka ardhur Dritani, i cili ka goditur dritaren e kuzhinës me tytën e një automatiku që kishte me vete. Në këto momente unë kam ndërhyrë duke folur nga brenda shtëpisë sime dhe i kam thënë Tanit: “Mos bërtit, por hajde brenda”. Në këtë moment Dritani është përgjigjur duke thënë: “Ok, hape derën se po vij”, thotë ajo, teksa shton se Haxholli ka ardhur lart dhe ka thënë: “O Bledar Toçi edhe ti qenke këtu” dhe menjëherë ka qëlluar me automatikun që kishte me vete Bledarin, duke e plagosur atë në pjesën e sipërme të trupit, i cili ka qenë i ulur në karrige”.

Marsida Qatja ka deklaruar në polici se në këtë skenë të përgjakshme ka qenë i pranishëm edhe djali i saj 2 vjeçar të cilin po e vinte në gjumë në divan.

“Pasi e qëlloi për së dyti Bledarin, Dritani u drejtua te djali im i vogël, të cilin unë isha duke e vënë në gjumë në divan dhe u shpreh duke m’u drejtuar mua e duke thënë: “Do të vras edhe djalin tënd”. Dritani e kishte drejtuar automatikun nga djali im dhe në këto momente Bledari ka qëlluar në drejtim të Dritanit me pistoletë. Menjëherë, nga këto të shtëna, Dritani ka rënë në tokë, ku edhe gjeti vdekjen. Pas këtij momenti Bledari ka dalë jashtë dhe më tha: “Po iki për në spital”. Ndërsa unë qëndrova në shtëpi së bashku me Xhuljon, ndërkohë që Dritani kishte vdekur brenda shtëpisë sime. Pasi është larguar Bledari, edhe unë me Xhuljon kemi dalë nga shtëpia në rrugë dhe unë me telefonin tim kam njoftuar policinë”, ka dëshmuar ajo.

Në dëshminë e saj ajo pranon se është përdoruese e lëndëve narkotike, dhe se atë natë kur ndodhi ngjarja ka pirë kokainë me Xhuljon, por nga ana tjetër thotë se Bledar Toçi nuk ka konsumuar drogë. “Lëndën narkotike që kam përdorur unë sot nuk e kam blerë unë, unë e kam përdorur atë kur pashë që Xhuljo e kishte vendosur në pjatë”, thotë ajo. /shqiptarja.com

Tags: Dritan HaxholliMarsida Qatjaoficeri i policise gjyqesore

TË LIDHURA

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

22:47 | 19/06/2025
‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi
Aktualitet

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025
Next Post
Bayer vendos çmimin për yllin e ekipit: Kush e do, të paguajë 100 milion euro

Bayer vendos çmimin për yllin e ekipit: Kush e do, të paguajë 100 milion euro

Negociatat/ Shansi i fundit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Negociatat/ Shansi i fundit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

“Ata që e lenë mendjen në shtëpi, të jenë të qartë për pasojat”, Lleshaj paralajmëron për “gjuetinë” e policisë

“Ata që e lenë mendjen në shtëpi, të jenë të qartë për pasojat”, Lleshaj paralajmëron për “gjuetinë” e policisë

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

by mirseda
22:47 | 19/06/2025
0

Shqipëria pritet të konfirmohet si mikpritëse e Samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në...

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

22:33 | 19/06/2025
Temperatura të nxehta deri në 40 gradë për sot

‘Çmendet’ moti në këtë vend, temperaturat arrijnë në 32.2 gradë

22:30 | 19/06/2025
34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com