Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë Edoardo Reja ditën e sotme ka festuar 74-vjetorin e lindjes.
Skuadra kuqezi dhe stafi drejtues i kanë bërë një surprizë teknikut, ndërkohë siç mund ta shikoni edhe në videon e mëposhtme Reja shfaqet mjaft i emocionuar, duke kërcyer. Vlen të theksohet fakti se Reja së bashku me skuadrën që drejton ndodhen në Stamboll, Turqi, aty ku pritet të zhvillohet ndeshja ditën e nesërme.