Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon që dosja “Hajdari” të interpretohet në Gjykatën e Lartë. Aktualisht, dosja e Izet Haxhisë ndodhet te Krimet e Rënda pas shpalljes së mos kompetencës nga Gjykata e Tiranës.
Ndërkohë, për këtë çështje, u përzgjodhën 3 gjyqtarë: Klodian Kurushi, Fran Prendi dhe Marsela Balili; të cilët janë tërhequr për të marrë vendimin.
I akuzuari për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari, Izet Haxhia, i cili është dënuar me 25 vite burgim, ka kërkuar lirinë. Mirëpo, Gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Izet Haxhisë për lirim nga qelia dhe qëndrimin në “arrest shtëpie” deri kur të shprehet Gjykata e Lartë.