Në Kosovë zhvillohen këtë të diel zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00, në 895 qendra votimi, ku deri në 19:00 qytetarët do të kenë mundësi për të votuar për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit. Ndërsa në zgjedhje marrin pjesë 25 subjekte politike. Mes tyre, 4 koalicione, 20 parti politike dhe 1 kandidat i pavarur.
Këtë proces zgjedhor, që udhëhiqet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do ta vëzhgojnë rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare.
KQZ ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila përmban 1 milion e 937 mijë e 868 votues.